Lojtari i Barcelonës fiton çmimin e lojtarit të ri më të mirë nga “France Football”

107
Sigal

Revista sportive franceze “France Football” ka filluar me ndarjen e çmimeve për 2022, derisa i pari që është ndarë është ai i “Trofeut Kopa”, në nder të legjendës franceze, Raymond Kopa.

Ky çmim i ndahet lojtarit më të ri të talentuar në botë.

Është Gavi, ai që e ka rrëmbyer këtë çmim.

Spanjolli Gavi ka fituar këtë vit duke mundur konkurrencën e Bellingam dhe Musiala.

“Është një nder për mua që marr këtë çmim, dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë moment të karrierës. Falënderoj edhe Barcelonën e ekipin e Spanjës”, tha i emocionuar lojtari i cili mori trofeun nga braziliani Ronaldo dhe fituesi i vitit të kaluar, Pedri.