Lojrat Olimpike Dimërore në “Pjongçeng 2018”, risi edhe në fusha të tjera

1821
Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Pjangçeng të Koresë së Jugut, e kanë ulur siparin e tyre të dielën, duke regjistruar disa risi, e duke u vlerësuar edhe si Olimpiada e horizonteve të reja. Veç garimit në 15 disiplina, ishte e para herë në një Olimpiadë sportive ku dy Koretë e nisën bashkë, por e mbyllën veçmas. Në ceremoninë e mbylljes, dukuritë më të spikatura nisën me vajzën e Presidentit të SHBA, Ivanka Tramp, e cila u ul afër një gjenerali koreano-verior të futur në listën e zezë, ndërsa sportistët rusë parakaluan pa flamurin e tyre kombëtar. Ndërsa dy Koretë parakaluan veç e veç me flamujt e tyre shtetërorë. Në fund, Gjermania dhe Norvegjia e mbyllën të dyja me nga 14 medalje të arta, por nordikët morën vendin e parë me rekordin e tyre olimpik të 39 medaljeve. Kanadaja ishte e 3-ta me 11 të arta, ndërsa vendi organizator, Koreja e Jugut, u rendit e 7-ta. Rusia nuk pati mundësi ta shpaloste flamurin e saj në këto Lojëra, por e diela ishte ditë triumfi për të, pasi skuadra e meshkujve mundi Gjermaninë në finalen e hokejit në akull, duke vijuar në mënyrë sfiduese të këndojë vetë himnin kombëtar.
Sigal