Sigal

Mbrëmja e sotme e Ligës së Kampionëve ka qenë mëse negative për ekipet italiane, pasi përveç Interit është eliminuar edhe Napoli. Skuadra e Ancelottit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, që ishte edhe e vetmja humbje me një gol diferencë, që e nxirrte jashtë këtij kompeticioni. Salah shënoi golin vendimtar për Liverpoolin, në pjesën e dytë të takimit.

PSG mposhti 1-4 Crvena Zvezdën në Beograd dhe siguroi vendin e parë në grupin e saj, ashtu siç bëri edhe Borussia Dortmund, që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Monacos, në principatën franceze. Atletico barazoi në duelin ndaj Brugge, duke e mbyllur në vendin e dytë.