Suplementi Pena Shqiptare/ Ilmi. S.Qazimi: Lisi i moçëm

-kushtuar Heroit të Punës Izet. H.Dashi-

E takoj çdo ditë lisin plak.
Ai jeton me heshtjen që bërtet.
Më përshëndet dhevetëm kaq.
Në dekada vështron tokën,
e pastaj qiellin.
Më bëhet sikur më thotë:
“Miq zemre kam vetëm zogjtë dhe diellin!”

Sigal

Në dimër ai flet me borën dhe botën.
Në vjeshtë ia merr këngës tok me erën.
Pranverës, dashuron mërmërishtlulet.
Ugaret, blegwrim atdhe dyfekun tytëgjatë.
Një vere, çudi, i kish “mbirë” një degë e thatë.

Por ai përherë kopsit kostumet
gri, rozë e gjelbërosh.
Me degën e thatë për kravatë!
Shushaten kërpudhat helmuese,
Përqark, atje përposh.

Thoshin të moçmit pleqmendjeartë:
“Lisit plak i kahije një degë e thatë!”