Liverpool-Manchester City, a ishte penallti kjo ndërhyrje e Dokut ndaj Mac Allister?

15
Sigal

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier, në një ndeshje ku në minutat e fundit ishte një rast diskutabil.

John Stones shënoi i pari për qytetarët, ndërsa në pjesën e dytë Liverpooli barazoi me golin nga pika e bardhë të Mac Allister.

Liverpooli kërkoi penallti edhe në dy raste të tjera, por gjyqtari Marc Oliver nuk vendosi ashtu.

Rasti më i përfolur në ndeshje ishte ai i minutës së fundit të kohës shtesë, kur Jeremy Doku goditi me taka Alexis Mac Allisterin brenda zonës së rreptësisë. Ndërhyrja ishte e ashpër edhe për kundër që belgu kishte prekur edhe topin.

Edhe pse rasti u shikua në dhomën e VAR, gjyqtarët vendosën që të mos akordohet penallti.

Pas këtij barazimi, Arsenali është lider i ri në Ligën Premier me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak.