Liverpool-Arsenal ndahen në barazim, Granit Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë

218
Sigal

Liverpooli dhe Arsenali i ndanin pikët në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier, pasi derbi përfundoi 2-2.

Golat për The Reds i shënuan Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, ndërsa për Gunners shënuan Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus.

Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.89, me Liverpoolin që u vlerësua me 6.84.

Lojtari i ndeshjes ishte Martinelli, që shënoi një gol dhe asistoi tek një tjetër, duke marrë notën 8.0.

Granit Xhaka pati paraqitje solide në këtë takim dhe mori vlerësimin 6.5.

Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnold kishin një moment acarues në derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit që po luhej në Anfield Road në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Derisa Arsenali po fitonte 2-0 ndaj The Reds, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u përball me anglezin.

Ishte minuta e 41-të e takimit, kur gjyqtari u dashtë të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, duke ndëshkuar dyshen me kartonë të verdhë.