Lionel Messi hap kampionatin

477
Lionel Messi fitoi El Clasico duke rihapur çështjen e titullit kampion. Barcelona mundi rivalin kryesor Real falë sulmuesi argjentinas, i cili në fund u tregoi tifozëve madrilenë fanellën me numrin 10, pasi shënoi 2 herë në suksesin 3 – 2. Goli i tij në minutën e 92’ heshti “Santiago Bernabeu” që shpresonte të paktën te një barazim.
I gjithë shtypi katalanas ngriti në qiell Messi, i cili arriti në kuotën e 500 golave me Barçën, një synim i kërkuar që në përballjen e Champions me Juventus. Barcelona dhe Real janë në të njëjtën kuotë pikësh edhe pse madrilenët kanë një ndeshje të prapambetur kur duhen zhvilluar edhe 5 javë.
Një duel i nisur që në fillim duke këmbyer vendet në krye të renditjes, por në përballjet direkt Barcelona është avantazh këtë sezon me 4 pikë të fituara, ndërsa Real ka vetëm 1. Në Spanjë duket se çështja e titullit do të vendoset në minutën e fundit.
Sigal