Liga e Kombeve/ Angli-Gjermani, publikohen formacionet zyrtare

118
Sigal

Ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve kanë në Ligën A dy përballje shumë interesante pasi në fushë është “grupi i ferrit”.

Anglia, e cila ka prerë biletën dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B, do të përballet me Gjermaninë në një sfidë për prestigj, pasi asnjë prej këtyre skuadrave nuk mund të arrijë në katërshen finale për trofeun.

Ndërkohë, Italia luan në transfertë ndaj Hungarisë në Budapest një finale të vogël pasi në rast fitoreje, do të sigurojë praninë në katërshen që luan vitin tjetër për trofeun e Ligës së Kombeve.

Formacionet zyrtare, Angli-Gjermani