Liga e Kombeve/ Shqipëri-Izrael, ja arbitri që do të vendosë drejtësi

233
Sigal

Do të jetë luzitani Tiago Martins, arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Ligën e Kombeve 2022.

Llogaritë e grupit B2 do të bëhen pjesërisht të premten në orën 20:45 në Tiranë ku 42-vjeçari i asistuar nga Luis Campos e Rui Teixeira do të drejtojë sfidën.

Gjyqtari portugez e mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2017. Ai ka drejtuar 122 ndeshje në kampionatin vendas, 4 në kualifikueset e Kupës së Botës, 12 në Europa League dhe vetëm 2 në Nations League.