Erdogan “nuk shqitet” nga karrigia, zbulon se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2023

100
Sigal

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot, sikurse dhe pritej, se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2023.

Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkon opozita.

“Po, e them: kandidati për Aleancën Popullore është Tajip Erdogan”, tha ai nga Izmiri, duke iu referuar bashkëpunimit të partisë së tij AKP me MHP nacionaliste.

Zyrtarët e partisë së tij e përshëndetën njoftimin me duartrokitje teksa thërrisnin në mënyrë ritmike emrin e presidentit.

Koalicioni i gjashtë partive opozitare nuk ka propozuar ende një kandidat për president.

Sipas një sondazhi të kryer në prill nga Instituti Metropoll, Erdogan mund të mposhtet në raundin e dytë të zgjedhjeve nga shumë prej kundërshtarëve të tij të mundshëm.