Liga e Futbollit dhe qeveria: “ Shtyje, që  ta shtyjmë …”

430
Sigal

Nga Moisi Dalipi    

Shqipëria  45 ditë pa futboll dhe 225 ditë pa basketboll dhe volejboll

Na u kujtua  jo rastësht  këto ditë  togfjalëshi “Shtyje, që ta shtyjmë …”. Siç dihet  tashmë  nga të gjithë,   janë duke u zhvilluar gjoja “negocitat”  midis Ligës Profesioniste të Futbollit dhe qeverisë  për zhbllokimin  e situatës në sport, veçanërisht në futboll, pas bojkotimit  për mosfillimin e  sezonit të ri 2020-2021. Dhe përsëri përfundimi i arritur,  nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret edhe pse të dyja palët  kanë konsmuar dhe “kohën shtesë”, siç quhet ndryshe në  lojën e futbollit. Dhe kur të gjithë prisnim  të dilte  ‘tymi bardhë’ nga “oxhaku” i përbashkët Ligë –Qeveri , përsëri u pa një katran i zi   që  shumë pak të bën të  besosh se  do vijë shpejt ndryshimi shumëpritur,  edhe pse  disa nga “burrat  e futbollit|” dolën e  bënë premtimet e rradhës. Dhe më mirë  se askush  tjetër këtë  e deklaroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zonja Anila Denaj, që pas takimit dypalësh  të rradhës  tha: “S’ka ende zgjidhje, dialogu  vazhdon.” E pra, këtë gjë e  thotë kryenegociatoria  e  qeverisë Rama, që  me sa duket e ka marrë  tani së fundi këtë rol dhe detyrë, që për më shumë se një muaj  ishim mësuar të shikonim  deputetin Fidel Ylli të fliste dhe premtonte. Por pak  orë më  përpëra se ministrja Denaj  të  bënte dhe detyrën  e  zëdhënëses të shtypit, presidenti  FSHF-së,   Duka do të deklaronte  se “ u takova me kryministrin Rama dhe  më premtoi   zgjidhje për ligjet. Duhet konsesus, pa radikalizma, nisjen e vendos  Liga.”  Janë disi  kontraditore  këto deklarime edhe pse bëhen nga titullarë të nivelit të lartë. Gjithsesi,  një gjë  është shumë e qartë, se nëqoftese ka qënë kaq frytdhënës ky takim pune  Rama –Duka,  përse nuk  është zhvilluar më përpara për të mos bërë që  Shqipëria deri tani të qëndrojë 45 ditë pa futboll  dhe 225 ditë pa  basketboll dhe volejboll? Kështu pra,  zhvillimet më fundit në sportin shqiptar nuk janë asgjë më shumë, por  një kopje e komedisë humoristike të  shfaqur  vite më parë  nga Estrada e Vlorës të titulluar “Shtyje, që ta shtyjmë…”. Dhe në atë shfaqje  aktorët e njohur vlonjatë Leka Kruta, Agron Hamo, Afrim Agalliu, Mane Numani dhe Muhamet Lika, i bënin spektatorët të qeshnin me lot gjatë  edhe pas shfaqjes. Pak a shumë e tillë është  dhe telenovela e shfaqur për konsum, me bojkotin e inicuar dhe udhëhequr  nga Liga Profesioniste e Futbollit. Dhe i vetmi  dallim  që mund të konstatohet në këtë rast është  fakti, se aktorët  e njohur  vlonjat na bënin të qeshnim, kurse këta të Ligës të Fuitbollit dhe qeverisë po na bëjnë edhe të qeshim, edhe të qajmë. Për të qeshur, sepse  kjo e  quajtur Ligë e Futbollit Profesionist  që u krijua  më 18 dhjetor  2018, por që për shumë kohë nuk  është bërë  e gjallë, por  vetëm  në 4 shtator  2020  u kujtua  se  më 19 mars 2019 kryeministri Rama  në një takim   me “burrat  e futbollit” kishte bërë 12 premtime për të  ndihmuar futbollin. Dhe kishte kaluar shumë kohë që këto premtime nuk po realizoheshin,   ndaj si  zgjidhje u gjet  bojkotimi  i fillimit të sezonit të ri të futbollit  2020-2021. Dhe kanë kaluar  plot 45 ditë që Shqipëria është pa futboll. Në anën tjetër kjo telenovela e kthyer tashmë në një skenë më vete, por dhe për atë që Shqipëria ka drejtues të shtetit që vetëm premtojnë , që ka  dikastere  si Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, që  jo vetëm nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë bojkotim  edhe pse ka komptenca të plota  të bëjë këtë gjë, por dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që  pas çdo  tavolinë bisedimesh  bënë mirë detyrën “tërhiq dhe mos lësho”. Dhe për të qënë më konkret  jemi të detyruar që   nga “ditari “ i Ligës të Futbollit të  botuar në gazetën “Telegraf”   më 19 tetor 2020 në shkrimin  me titull: “Topi futbollit  pret “burrat e futbollit dhe qeverinë” do t’i shtonim vetëm  takimin Rama -Duka dhe  ato çka deklaron minnistrja Denaj, sepse gjithçka  tjetër është  po ajo, e pandryshuar në çdo drejtim. Për kujtesë të lexuesëve le të sjellim pjesë nga ky “ditar”. Kështu, më 4 shtator 2020  në Minsk të Bjellorusisë, presidentët e klubeve  të bojkotimit, që kishin shkuar gjoja si “tifozë” të ekipit kombëtar, në prani dhe të presidentit të FSHF-së  Duka,  vendosin që të kërkojnë mosfillimin e kampionatit të Kategorisë Superiore më 12 shtator 2020 deri në realizimin e  katër kërkesave të bëra qeverisë. Dhe pa kaluar vetëm  një ditë, pra më 5 shtator 2020, po nga  “Kuvendi Minskut”, Liga Profesioniste bënte me dije zyrtarisht se nuk do të niste kampionati futbollit deri në plotësimin e katër kërkesave  nga qeveria. Në këtë kontekst askush nuk di të  thotë se pas atij takimi të famshëm  të 19 ,marsit 2020   të quajtur ndryshe dhe si “takimi 12 premtimeve të bëra nga qeveria për sportin”, përse janë  zhdukur  tetë prej  këtyre  kërkesave ?

Gjithësesi,  “burrat e futbollit” vetë i kanë formuluar dhe po  vetë ja kanë drejtuar 12 kërkesat në atë takim kryeministrit Rama, që nga ana e tij si kreu i shtetit  në çast premtoi se do të realizohen të gjitha që kërkon sporti. Më  12 shtator 2020, dita  kur sipas kalendarit zyrtar duhej të fillonte Kategoria Superiore klubet e Superiores  me mendim të përbëshkët me Ligën Profesionte bojkotojnë fillimin e kampionatit. Gjithsesi të gjithë kishim rastin të shikonim  që në pesë stadiumet ku  do niste gara e shumë pritur kemi parë pamje jo të konstatura më parë në historine futbollit shqiptar. Skuadrat së bashku  me gjyqtarët kanë dalë në fushë, janë rreshtuar siç e kërkon protokolli dhe  kapitenët e skuadrave  kanë lexuar  mesazhet  për solidarizim me bojktimin e kampionatit. Dhe kaq, sepse  kështu dhe këtu  zyrtarizohej fillimi  bojktimit të kampionatit.   Po një ditë më vonë, më  13 shtator 2020,  qeveria  që u kujtua se ajo që thoshte Liga e Futbollit nuk ishte thjeshtë një zhurmë mediatike,  dërgon si negociator Fidel Yllin, ose “deputetin e sportit” siç jemi mësuar ta quajnë tani së fundi. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Ligës nuk pranojnë të takohen me deputetin Ylli në zyrat e Ministrisë Financave, ku nga vetë qeveria mendohej  të “fikej zjarri” ndezuar nga futbolli. Ky refuzim solli  replika, kundërshti, akuza  dhe kundër akuza. Nga Liga  dilnin lajme se kërkohej  me çdo kush takim pune vetëm me kryministrin Rama, për të bërë të ditur premtimet  e bëra dhe kërkesat e tyre, përndryshe  topi futbollit do të vendosej përpara krymenistrisë. Pala qeveritare me anë të deputetit –negociator vendoste si kusht të formës prerë  se “po dëshironi të takoheni me kryemistrin, më parë duhet të filloni kampionatin”. Ky kusht nga ana e tyre u pasua ndër të tjera  dhe atë se “bojkotimi  kishte prapavijë poltike”. Në  disa dalje publike duke ju përgjigjur pyetjeve, kryeministri Rama rreth kësaj çështje ndër të tjera  do  të përgjigjej shkurt: “Futbolli  nuk varet nga shteti. Pavarësia që ka si shoqatë jo fitimprurëse i jep të drejtë t’i zgjidhë si të dëshirojë problemet”. Më 19 shtator 2020, kur pritej të zhvillohej java e dytë e Kategorisë Superiore dhe duhej të jepej starti Kategorisë Parë bokjotimi vazhdon. Në fushat e futbollit e njëjta pamje si më  parë. Futbollistët skuadrave janë në ndeshjet e tyre pa top. Kapitenët  e skuadrave lexojnë mesazhet e tyre me një letër drejtuar  qeverisë dhe krymeminstrit Rama me katër kërkesat e tyre. Më 5 tetor 2020, nuk ka asnjë sinjal nga qeveria për kerkesat e detajuara dhe të argumentuara. Ndërkohë FIFA dhe UEFA mbështesin   kërkesat e klubeve shqiptare dhe  i bëjnë thirrje qeverisë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për futbollin. Pikërisht këtu  fillojnë lëvizjet duke shfrytëzuar çdo lidhje shoqërore,   dhe miqësore deri  dhe me dreka dhe darka pune, për të gjetur  mundësi komunikimi  midis palëve,  duke harruar  të gjitha atë zhurmë të madhe të ngarkuar keq me akuza  midis politikës dhe sportit. Më 12  tetor 2020, kur pritej  të realizohej ajo që kishte deklaruar më parë presidenti i klubit të “Tiranës”, Refik Halili se “pas ndeshjeve të ekipit kombëtar për Ligën e Kombeve do të fillonte të lëvizte dhe topi futbollit”, në takimin e rradhës  midis  jo   pak polemikave nga të pakënaqurit,  Liga e Futbollit vendos  që bojkitimi të vazhdojë. Zëvëndëspresidenti Ligës  Koço Kokëdhima shkon  deri aty sa thotë  se: “Futbolli mund të fillojë në janar 2021 ose ka mundësi  dhe në prill 2021, duke zbatuar  zhvillimin e kampionatit me sistem grubullimi”.

Më  23 tetor zhvillohet  një takim pune Rama –Duka, ku pas tij presidenti FSHF-së  do të deklaronte se: “ u takova me kryministrin Rama dhe  më premtoi  zgjidhje për ligjet. Duhej konsesus, pa radikalizma, nisjen e vendos  Liga.”  Por nga ana tjetër Ministrja Denaj, pas mbledhjes të rradhës  të grupit teknik dypalësh do të deklaronte: “S’ka ende zgjidhje, dialogu  vazhdon.” Kështu, edhe pse  nuk janë të pakët ata që thonë  se “futbolli do të fillojë shumë shpejt”, gjithçka  ngjason me  atë komedinë humoristike të titulluar: “Shtyje, që ta shtyjmë” .