Lazio, Roma dhe Milani rinisin stërvitjen pas 60 ditësh karantinë

261
Sigal

Serie A hedh hapat e parë drejt rikthimit në normalitet. 60 ditë pas izolimit, lojtarët dhe klubet kanë rigjetur buzëqeshjen e munguar prej shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Lazio nisi stërvitjen, por më parë futbollistët, mes tyre edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha, iu nënshtruan testeve mjekësore. Tamponët do të kryhen çdo katër ditë, ndërsa u morën edhe analizat serologjike për të kuptuar nëpërmjet shenjave në gjak, nëse dikush prej lojtarëve e ka kaluar virusin pa simptoma. I pranishëm në qendrën stërvitore ishte edhe drejtori sportiv, Igli Tare, i cili e ka ndjekur stërvitjen e futbollistëve nga distanca.

Në grumbullime dhe Milanin e Roma, me lojtarët e këtyre skuadrave që nisën stërvitjet e para individuale. Për momentin, futbollistët do të punojnë vetëm në fushë, me grupe të vogla, për të respektuar distancimin fizik, ndërsa për arsye sigurie përjashtohet përdorimi i palestrave.

Sipas protokollit, sportistët nuk përdorin dhomat e përbashkëta të zhveshjes dhe nuk lejohet dushi, por duhet të kthehen në shtëpi sapo përfundon stërvitja.