Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar “braktis” kurbinasit

135
Sigal

Pas Ardit Deliut dhe kapitenit Aleksandër Ignjatovic, një tjetër futbollist ka vendosur të largohet nga Laçi. Bëhet fjalë për mesfushorin Bashkim Velija, i cili nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tetovari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar ambientin bardhezi, pas qëndrimit të tij 1-vjeçar në Kategorinë Superiore” ku zhvilloi 44 ndeshje me fanellën e Laçit.

“Nëpërmjet këtij postimi dua t’iu njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime me Laçin ka përfunduar pas një viti të suksesshëm.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerë, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë të ndjehem i vlerësuar. Falenderoj gjithashtu edhe stafin teknik, bashkëlojtarët të cilët ma bënë më të lehtë qëndrimin tim te skuadra e Laçit.

Falenderoj gjithashtu pa masë edhe gjithë tifozët laçjanë që gjithmonë më kanë përkrahur dhe më kanë bërë të ndihem i lumtur.

Iu uroj shumë suksese bashkëlojtarëve dhe trajnerit në sfidat e ardhshme, dhe sa më shumë gëzime për tifozët”, ka shkruar mesfushorit tetovar.