Lajm i mirë për trajnerin Çavi, rikuperon dy titullarë për gjysmëfinalen e Superkupës

95
Sigal

Barcelona shkon me moralin lart në Superkupën e Spanjës, ku të enjten do të përballet me Betisin në gjysmëfinale.

Skuadra e Çavit mundi Atletikon në Madrid, 0-1, të dielën në mbrëmje, duke marrë kryesimin në La Liga me tri pikë më shumë se Reali. Në prag të gjysmëfinales kundër Betisit, trajneri Çavi ka rikuperuar edhe dy forca më shumë.

Robert Levandovksi dhe Zhordi Alba janë kthyer të gatshëm në shërbim të tij dhe kanë udhëtuar me skuadrën drejt Riadit. Levandovski është i pezulluar me tri ndeshje në La Liga, por mund të aktivizohet në Superkupën e Spanjës. Po ashtu dhe Zhordi Alba, i cili ishte i pezulluar kundër Atletikos, është gati për trajnerin për takimin ndaj Betisit. Dy forca të rëndësishme më shumë në shërbim të Çavit.

Me shumë gjasa pritet që Robert Levandovdski të jetë titullar në ndeshjen kundër Betisit, duke qenë se është lojtari më i freskët, pasi ka më shumë se 10 ditë që qëndron pushim.