Hasan Lika: “Ndaj Besës vlen vetëm fitorja”

463
Sigal

Trajneri i Partizanit kërkon përqendrim ndaj kavajasve. Ndeshja do te luhet pa shikues

Partizani synon fitoren ndaj Besës, për të lënë pas atë humbje në Ballsh, e që ndërpreu serinë prej tri fitoresh radhazi. “Demat e Kuq” do të përballen me Besën në 15-të në një “Qemal Stafa” pa shikues. Në prag të kësaj sfide në daljen e tij tradicionale për mediat, trajneri Hasan Lika kërkoi përqendrim dhe një ndeshje të kujdesshme nga “djemtë e tij”. Tekniku i kryeqytetasve, nuk e fsheh se dëshira e tij është që Partizani të shpallet kampion, por qëndron me këmbë në tokë duke kërkuar që ndeshjet të luhen njëra pas tjetrës. Lika vlerësoi skuadrën kundërshtare, duke e veçuar skuadrën kavajase për cilësitë që ka në grupin e saj. Pas 14 javëve të para, Partizani mban vendin e dytë në klasifikim me 23 pikë, 4 më pak se Skënderbeu kryesues.

 – Besa, kundërshtari i radhës i Partizanit. Cila është atmosfera në skuadër?

– Është një ndeshje e rëndësishme për pozicionin që ka Partizani dhe kundërshtari, për vetë momentin ku ndodhet kampionati. Jemi përgatitur me maksimumin e mundësive tona për ta përballuar me sukses këtë takim.

– Cili është vlerësimi juaj për kundërshtarin?

Besa është një kundërshtar që gradualisht e ka marrë formën sportive duke marrë rezultate pozitive, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në këtë takim. Futbollistët duhet të jenë të impenjuar për të dhënë më të mirën, por duhet marrë në konsideratë edhe mënyrë e lojës së kundërshtarit dhe të individëve të veçantë që janë të spikatur te Besa.

– Në këtë takim luani pa praninë e tifozëve…

– Tifozët janë përcaktues, por mendoj se jemi të ndërgjegjësuar se të dielën duhet të luajmë edhe për tifozët. Shpirtërisht tifozët janë në fushë së bashku me ekipin dhe ne do ta ndiejmë nga fillimi deri në fund një gjë të tillë, pavarësisht se ata mungojnë fizikisht në stadium.

– Tashmë në vend të dytë. A përputhet me objektivat që Partizani i vuri vetes në fillim të sezonit?

– Ne jemi brenda objektivave dhe vazhdojmë të kemi të njëjtët synime. Sigurisht në se në janar arrijmë të përmirësohemi akoma më shumë shpresoj që t’i kalojmë objektivat e fillimit.

– Humbja në Ballsh ishte disi e papritur. Çfarë do të ndryshojë në lojën e Partizanit në dallim me ndeshjen me Bylisin?

 – Në Ballsh kemi gabuar. Kundërshtari i ka shfrytëzuar dhe nuk kemi arritur që të përfundojmë me sukses disa aksione sulmuese dhe kemi shpërdoruar ndonjë rast, ku edhe mund të kishim barazuar rezultatin. Duhet të jemi më shumë këmbëngulës, agresiv dhe në kërkim të lojës sulmuese, aq më tepër duhet të përfundojmë me sukses veprimet sulmuese. Pra skuadra duhet të jetë shumë e kujdesshme si në fazën e zotërimit dhe mos zotërimit të topit.

– Shpresoni që ndaj Besës do të kthehet ai ekipi rezultativ?

– Shpeshherë një humbje apo një fitore të dërgon në konkluzione jo të ftohta. Ne jemi po të njëjtët si në drejtues dhe organikë dhe ecuria ka qenë e njëjtë në aspektin e lojës, por pozitive është fakti kur shënon dhe nuk pëson dhe e negative kur nuk shënon dhe humbet. i mbetem qëndrimit se ne jemi në kërkim të përmirësimit të lojës, organizimit dhe përfundimit të aksioneve, pa harruar edhe përmirësimin e veprimeve mbrojtëse.

Sinjali i parë merkatos u dha me firmosjen e Mentor Mazrekajt. A do të ketë prurje të reja? a pritet që kosovarin ta pasojnë edhe prurje të tjera?

– Është pozitive për Mazrekaj dhe për skuadrën. Por shpresojmë që Mazrekaj të japë akoma më shumë në fushën e lojës, të kontribuojë  më tepër për skuadrën dhe ashtu siç ka qenë një lojtar i suksesshëm për ekipin të vazhdojë me ecuri të mira duke i shërbyer Partizanit.. Gjithsesi, Mazrekaj nuk konsiderohet blerje e re, por blerje e vazhdimësisë

KATEGORIA SUPERIORE

Java XV

Sot, 14 dhjetor 2013

Bylis-Laçi           13:30

Skënderbeu-Tirana     14:00

Teuta-Kukësi          17:00

Nëser, 15 dhjetor 2013

Vllaznia-Lushnja    13:00

Kastrioti-Flamurtari  13:00

Partizani-Besa        13:30

RENDITJA

1    Skënderbeu      14   +10  27

2    Partizani       14   +2   23

3    Laçi            14   +1   22

4    Flamurtari      14   +3   20

5    Teuta           14   -1   20

6    Kukësi          14   +1   19

7    Besa            14   -2   18

8    Bylis           14   +2   18

9    Vllaznia        14   +2   18

10   Lushnja         14   -3   18

11   Kastrioti       14   -5   15

12   Tirana          14   -10  11

– Flamurtarit dhe Kukësit u janë zbritur nga tri pikë nga Komisioni i Disiplinës

 Tekniku i Flamurtarit: “Kam një grup futbollistësh të vetëdijshëm për misionin e tyre në Krujë”

 Gjoka: “E vështirë ndaj Kastriotit, por ia dalim”

 Fitorja bindëse ndaj Teutës (2-0) në Vlorë riktheu optimizmin te Flamurtari, pas dështimit (2-0) me Skënderbeun në Korçë. E kombinuar edhe me zbritjen e -3 pikëve të Kukësit (vetë Flamurtarit i janë hequr 3 pikë), vlonjatër ndodhen në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme pas 14 javëve të luajtura.

NDESHJE E VËSHTIRË

Sfida e radhës për Flamurtarin është ajo kundër Kastriotit, një ekipi më të cilin humbën 1-0 në fazë e parë në Vlorë. “Është një ndeshje e vështirë, – tha Gjoka për gazetën “Telegraf”. “Sigurisht që, ne po përgatitemi seriozisht për ta kaluar me sukses”. Gjoka ka një vit në krye të vlonjatë dhe tashmë e i njeh mirë ata. Statistikat flasin qartë për Gjokën dhe në 25 ndeshje të drejtuara nga ai, Flamurtari ka arritur 14 fitore në kampionat, 5 barazime dhe gjashtë humbje, ndërsa ka shënuar 47 gola, dhe ka pësuar 33, duke treguar se mbrojtja nuk është pika më e fortë e trajnerit 43-vjeçar. Kundërshtari i preferuar i Gjokës, duket se është Tirana dhe Vllaznia, teksa në tri ndeshje të luajtura ka marrë tri fitore ndaj këtyre kundërshtarëve, ndërsa kundërshtari më i keq, është Kastrioti, ekip ndaj të cilit do të luajë këtë javë. Në Kupë, Gjoka njeh vetëm një humbje, ajo e sezonit të kaluar në Laç, ndërsa ka akumuluar shtatë fitore, me 18 gola të shënuara dhe 6 të pësuara. Në total, bëhen 33 ndeshje, ku Gjoka ka drejtuar Flamurtarin dhe rezultati është 21 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje, bilanc pozitiv.

TË KTHEHEMI ME PIKË

Kur të dyja skuadrat u ndeshën në fazën e parë, Flamurtari ishte në një presion psikologjik, pas heqjes së pikëve. Vlonjatët vinin pas humbjes me Teutën, ndërkohë që Kastrioti fitoi 1-0 (në Lushnjë), duke ua thelluar krizën vlonjatëve. Por, Gjoka nuk e mendon revanshin, pavarësisht se dy ekipet ndodhen tashmë në pozita krejt të ndryshme: Flamurtari në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e parafundit, me 15 pikë. “

Mendoj që, janë dy gjera të ndryshme. Tashmë ne duhet të shikojmë përpara që të mos kthehemi edhe njëherë në ato kohë të vështira që lamë pas”. Kastrioti vjen pas humbjes me Besën dhe është në urgjencë për pikë mbijetesë, pasi sipas formulës këtë sezon do të bien direkt katër ekipe nga Superliga.

ME KËMBË NË TOKË

Gjoka mori në dorëzim një grup lojtarësh të rinj dhe vendas, por tashmë ata po e tregojnë veten. Hair Zeqiri është në superformë, duke shënuar gola dhe garantuar pikë të vlefshme. “Është një pikë e fortë e jona. Ilaçi i suksesit tonë? Kam një grup futbollistësh  që janë të vetëdijshëm për çka jemi e për çfarë kërkojmë të bëjmë”. Gjoka dëshiron të jetë me këmbë në tokë, duke mos e menduar hë për hë “Europën”. “Ne nuk mund të fluturojmë. Ne kemi prioritet të jemi tek ato ekipe qe nuk rrezikojmë”.

Statistika e Gjokës

Në kampionat:

14 Fitore

5 Barazime

6 Humbje

47 gola të shënuar

33 të pësuar

Në Kupë:

7 Fitore

1 humbje

18 golat të shënuara

6 të pësuara