Ky është formacioni i frikshëm i Juventusit që sfidon pas pak Berishën

521
Sigal

Pas pak minutën në “Allianz Stadium”, Juventus do të hapë javën e 6-të të Seria A, ndaj Spalit të Etrit Berishës. Portieri i kombëtares sonë do të jetë rregullisht në fushë, por nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi skuadra torineze do të hedhë në fushë thuajse të gjithë yjet.

Sarri ka konfirmuar vendosjen 4-3-1-2: Në portë do të luajë Buffon. Në mbrojtje Cuadrado luan ën krahun e djathtë, Bonucci dhe De Ligt në qendër, ndërkohë që Matuidi zëvendëson Alex Sandron.

Në mesfushë Pjanic është në regjinë e mesfushës, ndërkohë që në krahë do të luajnë Khedira dhe Rabiot. Ramsey konfirmohet titullar, pas krahëve të dyshes Ronaldo dhe Dybala, të cilët luajnë për herë të parë së bashku këtë sezon.

Image

Image