Kush i paguan lojtarët më mirë në botë? Barça, PSG dhe Reali rivalizojnë NBA

557
Sigal

Barcelona, PSG dhe Real Madrid janë ekipet e futbollit që i paguajnë lojtarët më mirë në botë. Të tria klubet e vetme të futbollit janë në gjendje të konkurrojnë me NBA, e cila merr 17 vende në “Top-20”, në aspektin e pagës mesatare për lojtar, sipas publikimit të fundit të “Global Sports Salaries Survey 2017” në faqen specializuar “Sporting Intelligence”.

Në këtë renditje, podiumi mbahet nga tri skuadrat e NBA (Oklahoma, Cleveland dhe Golden State). Barcelona shfaqet në pozitën e katërt. Lojtarët e skuadrës së parë të Barçës fitojnë një pagë mesatare prej 8 milionë eurosh në vit. Ata janë të ndjekur nga lojtarët e PSG-së. Me ardhjen e Neymar, klubi parizien është katapultuar nga vendi i 35-të në vendin e 5-të në këtë renditje të veçantë, me pagat mesatare prej 7.9 milionë eurosh në vit për lojtar.

Katër pozicione më poshtë, pas tri skuadrave të tjera të NBA-së, shfaqet Real Madridi. Çdo lojtar i Zidane përfiton një mesatare prej 7.6 milionë eurosh në vit. Tërësia e “Los Blancos”, thuhet në raport, ngjitet nga vendi i 19-të në vendin e 9-të, falë përmirësimeve të kontratave që klubi madrilen ka miratuar vjeshtën e kaluar të vitit 2016 (Cristiano Ronaldo, Bale, Modric, Kroos dhe Lucas Vázquez).

Top-10 klubet e futbollit, që i paguajnë më së miri lojtarët e tyre

P1 Ekipi Liga Paga mesatare2
4 Barcelona LaLiga 8.048.950 €
5 PSG Ligue 1 7.896.273 €
9 Real Madrid LaLiga 7.594.296 €
23 Manchester United Premier League 6.394.246 €
24 Manchester City Premier League 6.387.106 €
27 Bayern Bundesliga 6.324.526 €
32 Juventus Serie A 5.921.230 €
39 Chelsea Premier League 5.430.464 €
48 Arsenal Premier League 4.925.411 €
52 Atlético LaLiga 4.695.939 €

Burimi: Inteligjenca Sportive.
1. Pozicioni në renditjen e klubeve sportive botërore.
2. Paga mesatare vjetore për një lojtar të ekipit të parë.

Të tria klubet e përmendura janë edhe liderët në listën e pagave, duke pasur parasysh shpenzimet totale. Duhet sqaruar se, duke marrë pagat mesatare si një pikë referimi, kjo kushtëzohet nga madhësia e skuadrës, nga 15 apo 17 të tillë në NBA, me 50 lojtarë, të cilët mund t’i ketë një ekip NFL. Në përgjithësi, në garat sportive, që i paguajnë më mirë lojtarët e tyre, janë në këtë mënyrë: NBA, MLB (basketboll), IPL (Indian Cricket League), Premier League, NHL (hokej mbi akull), NFL (futboll amerikan) dhe La Liga. Raporti i “Sporting Intelligence”, gjithashtu, tregon se ka pabarazi në pagat e La Liga, pavarësisht marrëveshjes së re të të drejtave televizive të centralizuara. Një lojtar i Barcelonës fiton mesatarisht 13.4 herë më shumë se një i Levantes. “Los granotas”, me një pagë mesatare vjetore prej 598,715 eurosh, janë futbollistët më të keqpaguar në La Liga. Ekipi i tretë që paguan më mirë në La Liga, i dhjeti në botën e futbollit, Atletico Madrid, jep mesatarisht 4.7 milionë euro në vit për lojtar.

Paga mesatare për një lojtar në klubet e La Liga-s

P1 R2 Ekipi Paga mesatare
1 4 Barcelona 8.048.950,00 €
2 9 Real Madrid 7.594.296,26 €
3 52 Atlético 4.695.938,60 €
4 96 Valencia 2.964.377,96 €
5 104 Sevilla 2.859.057,80 €
6 170 Athletic 1.731.790,00 €
7 175 Real Sociedad 1.629.615,00 €
8 176 Villarreal 1.617.860,30 €
9 185 Espanyol 1.276.333,50 €
10 191 Betis 1.193.774,88 €
11 193 Celta 1.180.999,04 €
12 196 Deportivo 1.075.561,76 €
13 198 Malaga 1.044.393,20 €
14 207 Eibar 790.785,70 €
15 215 Girona 753.085,26 €
16 222 Alavés 683.741,68 €
17 223 Getafe 664.632,82 €
18 225 Las Palmas 656.192,86 €
19 228 Leganés 638.394,28 €
20 233 Levante 598.715,00 €

Burimi: Inteligjenca Sportive.
1. Pozicion midis klubeve LaLiga.
2. Pozicion në renditjen botërore të klubeve sportive.

Edhe pse ky duket një ndryshim i madh, hendeku është një trend në kampionatet europiane të futbollit, me përjashtim të Premier League, e cila paguan 60% më mirë se La Liga, ku diferenca mes ekipeve është 5.1 me 1. Ekipi më “kurrnac” në Angli është Huddersfield, me një pagë mesatare prej 1.25 milionë eurosh në vit; ndërsa më bujari është Manchester United dhe Manchester City (6.4 milionë euro për çdo lojtar).

Pagat e lojtarëve në pesë ligat kryesore europiane

Liga Vendi Paga €
Premier League Anglia 1.682.854.961 €
LaLiga Spanja 1.002.292.541 €
Serie A Italia 861.980.426 €
Bundesliga Gjermania 761.176.183 €
Ligue 1 Franca 601.434.712 €

 

Megjithatë, në Gjermani dallimi është 11.6 me 1; në Itali 16.1 me 1 dhe në Francë, nga 21.5 me 1. Raporti paraqet një fakt kurioz: çmimi që duhet të kishin paguar spektatorët, që vijnë në stadiume, për të mbuluar pagat e lojtarëve ekskluzivisht nga paratë e biletave, duhet të ishte i tillë: tifozët anglezë – 123.62 euro; tifozët italianë – 106.24 euro dhe tifozët spanjollë – 94.93 euro./telesport