Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari dhe Elbasani e nisin me fitore turin e parë, rezultatet

156
Sigal

Kanë përfunduar të dyja sfidat hapëse të turit të parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, duke e nisur me fitore turin e parë. Autorët e golave janë Beqja dhe Di Estefano.

Nga ana tjetër edhe Elbasani ka triumfuar në transfertë ndaj Besëlidhjes. Verdheblutë e Nevil Dedes kanë fituar me rezultatin 3-0.

Goli i parë u shënua në të 41 nga Rami dhe në të 43 Klementi dyfishoi shifrat. Sfida u vulos nga Melo në të 83′.

REZULTATET

FLAMURTARI – AF LUFTËTARI 2-0

Beqja 64′, Di Estefano 90’+2′

BESËLIDHJA – AF ELBASANI 0-3 ( E përfunduar) 

Rami 41′, Klement 43′, Melo 83′