Kumbulla refuzon ofertën e Napolit, transferimi tek Interi më pranë!

387
Sigal

Interi e ka rrugën të lirë për të firmosur me Marash Kumbullën.

Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”, Interi është shumë më pranë se kundërshtarët në garën për 20-vjeçarin, kjo edhe për faktin se, kuqeziu ka refuzuar propozimin që i ka ardhur nga Napoli me presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentiis që kishte ofruar 20 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh për kartonin e shqiptarit.

Ndërkohë për zikaltrit flitet prej kohësh për një akord me Marashin, por duket se është arritur dakordësia edhe me klubin e mbrojtësit.

Mësohet se Interi dhe Verona janë në prag të akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.

Godin do të largohet këtë verë dhe Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar. Kalimi te zikaltrit do të ishte një hap i madh në karrierë për mbrojtësin e talentuar të kombëtares kuqezi.