Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana humb shansin për në Europa League

467
Sigal

Në “Elbasan Arena” u luajtt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi me rezultatin 2-1, duke e mbyllur sezonin me trofe, ndërsa Tirana humb shansin për të luajtur sezonin e ardhshëm në Europa League.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kuksianëve, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Vasil Shkurtaj.

Bardheblutë reagojnë në të dytën, ku Ngo në të 67’ barazon shifrat dhe gjithçka nis nga e para në këtë finale.

Sërish Kukësi kalon në avantazh, teksa Rexhinaldo me një gjuajtje të bukur brenda zone, e dërgon topin në rrjetë.

2-1 dhe me këtë rezultat mbyllet ndeshja finale, e cila shpall Kukësin fitues të Kupës së Shqipërisë.