ZYRTARE/ Aventurë e re për Sindrit Gurin, 28-vjeçari i bashkohet skuadrës së shqiptarëve në Turqi

138
Sigal

Skuadra turke e Istanbulsporit ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkodran Sindrit Guri.

28-vjeçari ka zgjedhur Turqinë si aventurën e tij të radhës në karrierë në një skuadër ku do të gjejë të tjerë lojtarë shqiptarë, me Eduard Rrocën, Kristal Abazajn dhe Valon Et’hemin që aktivizohen gjithashtu te klubi turk.

Guri në javët e fundit ishte në bisedime dhe me Partizanin, me palët që nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për mbylljen me sukses të marrëveshjes.

ZYRTARE/ Aventurë e re për Sindrit Gurin, 28-vjeçari i