Kryegjyqtari Emin Lishi: Gjyqtaria ishte në nivelin e duhur

553
Emri i madh që Emin Lishi ka në notin shqiptar, jo vetëm që e ka pozicionuar si Kryegjyqtar në të gjitha garat e notit që organizohen në Shqipëri, por tashmë e ka kthyer edhe në një trajner-edukator për brezat e gjyqtarëve të rinj. Në garat e Kampionatit Kombëtar, Lishi e kishte dubluar rolin e tij me një gjyqtar të ri, dhe sipas tij, gjyqtaria në këtë event ka qenë në nivelin e duhur. “Në të tilla gara ku ka shumë masivitet, natyrisht që edhe gjyqtaria ka shumë punë. Përpos një gabimi njerëzor që u bë nga një gjyqtare, gjatë dy ditëve të garave të gjithë gjyqtarët kanë përballuar një ngarkesë të madhe. Këtu ka vend edhe organizimi i mirë që FSHN-ja u bën veprimtarive të saj, që së bashku, përballuam një Kampionat të mirë dhe me shumë rekorde kombëtare (33)”, ishte ky deklarimi i Kryegjyqtarit të garave në Kampionatin Kombëtar të Notit, Emin Lishi.
Sigal