Nikol Merizaj: Rezultatet në këtë Kampionat, fryt i punës së bashku me trajnerin tim

1140
Në ekipin e Tiranës, jo vetëm që dallohej nga kostumi bardheblu të cilin e mbante të veshur gjatë gjithë kohës, por notarja e Tiranës, Nikol Merizaj, në këtë Kampionat Kombëtar theu tre rekorde kombëtare, dy prej të cilëve kishin vite që nuk ishin thyer. Gjatë ditëve të garave, Merizaj tregoi për gazetën “Telegraf” edhe çelësin e suksesit të saj në këtë veprimtari. “Rezultatet që unë arrita në këtë Kampionat Kombëtar, e them me sinqeritet se janë fryt i punës që kemi bërë së bashku me trajnerin tim, Arian Fetishaj. Unë jam te Tirana këtë sezon, dhe them se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Me këtë fanellë besoj se do të kem vazhdimësi në rezultate të larta, sepse me këto organizime model që bën FSHN-ja, do të ndjeja keqardhje të mos thyeja rekorde kombëtare”, kështu theksoi rekordmenia Merizaj, e cila në këtë Kampionat Kombëtar theu tre rekorde kombëtare.
REKORDET KOMBËTARE TË NIKOL MERIZAJ
KAMPIONATI KOMBËTAR, 21-22 PRILL 2018
100 m St. lirë Rr F Nikol Merizaj Tirana 58.20 58.99
100 m Mix Rr F Nikol Merizaj Tirana 1.00.98 Rek.Vjetër
50 m St. Lirë Rr F Nikol Merizaj Tirana 26.89 27.05 
Sigal