Kristiano Ronaldo, “Mbreti i Artë”

655
Sigal

Ja për kë votuan trajnerin Xhani De Biazi, kapiteni Lorik Cana dhe gazetari Besnik Dizdari

Kristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë 2013”, duke e koleksionuar për herë të dytë trofeun prestigjioz, pas atij në vitin 2008. Ylli i Realit të Madridit grumbulloi 1365 pikë, Lionel Mesi 1205 pikë dhe Frenk Riberi 1217 pikë.  Në votim morën pjesë 184 trajnerë të ekipeve kombëtare, 184 kapitenë të ekipeve kombëtare dhe 173 gazetarë.  Kështu, pas mbretërimit katërvjeçar të Mesit (2009, 2010, 2011 dhe 2012), trofeu i çmuar bie në duart e Kristianos..

Në 59 ndeshje mes Realit të Madridit dhe Kombëtares portugeze, CR7 ka shënuar 69 gola dhe ka kontribuar me 17 asiste, duke marrë kontribuar kështu në realizimin e 86 golave brenda një viti. Ndërkohë, përveç sukseseve në shifra, Ronaldo tërhoqi për flokësh Portugalinë e tij drejt Botërorit, me tregolëshin e shënuar në ndeshjen kundër Suedisë, që i dha biletën për në Brazil luzitanëve. Ronaldo bëhet kështu portugezi i tretë në histori që merr këtë çmim prestigjioz, pas të ndjerit Eusebio dhe legjendës Luis Figo. Portugezi, që ishte renditur i dyti në katër edicione radhazi, këtë herë nuk ishte më humbësi i përhershëm në Cyrih duke ngritur lart trofeun më të lakmuar në planin individual e duke pritur me buzëqeshje më në fund trofeun. Një çmim që ishte i pritshëm edhe sepse pak ditë më parë luzitani shpalli se do të merrte të gjithë familjen e tij në Ceremoninë e FIFA-s. Në fjalën e tij gjatë marrjes së çmimit, Ronaldo mori me vete dhe djalin e tij teksa deklaroi i përlotur. “Mirëmbrëma të gjithëve, nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë moment. Jam shumë i lumtur, falënderoj të gjithë shokët e mi te Reali, familjen time, që është këtu sonte. Është një nder i jashtëzakonshëm. Mund ta dini sa e vështirë është të fitosh këtë trofe. Falënderoj njerëzit e mi, presidentin. Dua të kujtoj dhe Eusebion, dua të falënderoj Irinën, djalin tim që është me mua në skenë dhe është një moment shumë i emocionuar për mua. Nuk arrij të shprehem dot. Faleminderit të gjithëve”. Legjenda e futbollit botëror, braziliani, Pele, ishte një ndër sponsorët më të rëndësishëm të Kristiano Ronaldos në fushatën për “Topin e Artë”. “Unë mendoj se ai e meriton ta fitojë atë”, ishte shprehur shpesh në mediat ndërkombëtare ish-kampioni i trefishtë i Botës. Profecia e tij doli. Ish-trajneri i Bajernit, Jup Hejnknes u shpreh para ceremonisë: “Ata janë që të tre lojtarë të mëdhenj dhe secili prej tyre e meriton, kështu që le të shohim se kush do ta meritojë”. Fitues doli Ronaldo. Në 2013, lojtarja më e mirë për femra u shpall gjermania, Nadine Angerer që luan si portier dhe priti dy 11-metërsha në finalen e Europianit duke i dhënë titullin kombëtares së saj. Pas saj u renditën, braziliania Marta dhe amerikania Abi Uambah. Ceremonia e Topit të Artë në fillimin e saj pati dhe një tribut për një prej legjendave të këtij sporti Eusebio, që u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 71 -vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Goli më i bukur i vitit u votua ai i shënuar nga Zlatan Ibrahimoviç në sfidën me Suedinë në dhjetor të 2012, që si për ironi u shpall fitues nga një portieri si Julio Cesar.

Çmimin presidencal, përgjithësisht diplomatik, e fitoi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtare, Jacques Rogge, që pas pak ditësh do të ketë shumë punë me startin e Olimpiadës Dimërore të Soçhit. Cmimi Fair Play shkoi për Federatën Afgane të Futbollit, që ka zhvilluar jashtëzakonisht shumë lojën në vendin aziatik. Ndërkohë që, formacioni më i mirë i vitit ishte një shpërndarje mes lojtarëve të Bajernit, Realit e Barcelonës e PSG. Në portë më i miri u zgjodh Manuel Neuer, në mbrojtje Sergio Ramos, Thiago Silva, Dani Alves dhe Filip Lahm. Në mesfushë të përzgjedhur ishin Iniesta, Xavi e Franck Ribery kurse në sulm, Messi, Ronaldo e Ibrahimoviç.

VOTIMET E SHQIPTARËVE

Asnjë prej votuesve nga Shqipëria, duke përfshirë në këtë listë edhe trajnerin e Kombëtares shqiptar, Xhani De Biazi, nuk e ka pasur Kristiano Ronaldon si zgjedhje të parë. Kështu, votimi i De Biazit ishte ky: Zlatan Ibrahimoviç 5 pikë, Kristiano Ronaldo 3, Lionel Mesi 1. Kapiteni Lorik Cana ka preferuar Frenk Riberinë, me të cilin dikur kishte luajtur te Olimpiku i Marsejës. Votimi i Canës ishte ky: Frank Riberi 5, Kristiano Ronaldo 3, Lionel Mesi 1. Gazetari i mirënjohur sportiv, Besnik Dizdari nuk e preferoi fare Ronaldon në listën e tij: Frenk Riberi 5, Lionel Mesi 3, Nejmar 1. Në lidhje me trajnerin më të mirë në botë, votimet ishin: trajneri De Biazi (Jurgen Klop 5, Vinsente Del Boske 3, Jup Hejnkes 1); kapiteni Lorik Cana (Jup Hejnkes 5, Aleks Ferguson 3, Antonio Konte 1) dhe gazetari Besnik Dizdari (Jup Hejnknes 5, Luiz Felipe Skolari 3, Aleks Ferguson 1). Përsa u përket votimeve për trofetë e femrave, votuan trajneri Altin Rraklli dhe kapitenia Aurora Seranaj. Ja dhe votimet e tyre:

për lojtaren më të mirë femër, trajneri Altin Rrakli votoi kështu: Marta 5, Aleks Morgan 3, Lota Shelin, ndërkohë që kapitenia Seranaj: Aleks Morgan 5, Saki Kumagai 3, Marta 1. Fituesja si lojtarja më e mirë femër doli gjermania Nadine Angerer. Për trajneren më të mirë, trajneri Rraklli votoi: Pia Sundhaeg 5, Silva Neid 3, Lair Patris, ndërsa Seranaj: Pia Sundhaeg 5, Silva Neid 3, Eykem Zhije. Trajnerja më e mirë doli Silva Meid.

Hejnkes, trajneri më i mirë

Nuk pati surpriza për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit që shkoi për gjermanin Jupp Hejnkens, i cili fitoi çdo trofe të mundshëm nën drejtimin e Bajernit të Mynihut duke mundur në këtë garë, Sir Aleks Ferguson, që u tërhoq këtë sezon nga drejtimi i Mançester Junaitid pas më shumë se dy dekadash dhe Jurgen Klopp, të cilin e mposhti dhe në finalen e Liga e Kampioneve. Trajnerja më e mirë për femra u zgjodh gjermania Silvia Neid, që udhëhoqi kombëtaren e saj në fitimin e titullit kontinental.

VERDIKTET E MËDHA

“Topi i Artë FIFA 2013”

Kristiano Ronaldo

“Lojtarja më Mirë Femër në Botë”

Nadine Angerer

Trajneri i vitit për futbollin e meshkujve

Jup Hejnkes

Trajnerja e vitit për futbollin e femrave

Silvia Neid

“Trofeu Pushkash 2013”

Zlatan Ibrahimoviç

VOTIMET E SHQIPTARËVE

PËR TOPIN E ARTË

 Kapiteni Lorik Cana

Frank Riberi 5, Kristiano Ronaldo 3, Lionel Mesi 1

Trajneri Xhani De Biazi

Zlatan Ibrahimoviç 5, Kristiano Ronaldo 3, Lionel Mesi 1

Gazetari Besnik Dizdari

Frenk Riberi 5, Lionel Mesi 3, Nejmar 1

PËR TRAJNERIN MË TË MIRË

Kapiteni Lorik Cana

Jup Hejnkes 5, Aleks Ferguson 3, Antonio Konte 1

Trajneri De Biazi

Jurgen Klop 5, Vinsente Del Boske 3, Jup Hejnkes 1

Gazetari Besnik Dizdari

Jup Hejnknes 5, Luiz Felipe Skolari 3, Aleks Ferguson 1

PËR LOJTAREN MË TË MIRË FEMËR

Aleks Morgan 5, Saki Kumagai 3, Marta 1

Trajneri Altin Rrakli

Marta 5, Aleks Morgan 3, Lota Shelin

PËR TRAJNEREN MË TË MIRË FEMËR

Kapiteni Aurora Seranaj

Pia Sundhaeg 5, Silva Neid 3, Eykem Zhije

Trajneri Altin Rrakli

Pia Sundhaeg 5, Silva Neid 3, Lair Patris

Votimet për golin më të bukur “Pushkash 2013”

Zlatan Ibrahimoviç 48.7%

Suedi-Angli, 13 nëntor 2012

Nemanja Matiç 30,8%

Benfika-Porto, 13 janar 2013

Nejmar 20.5%

Brazil-Japoni, 15 qershor 2013

 

 Pele, “Topi i Artë i Nderit”

 Për herë të parë në histori u dha “Topi i Artë i Nderit”, që u akordua nga FIFA për Pele, meqenëse në periudhën e mbretërimit të tij në këtë lojë, çmimi shkonte vetëm për lojtarët europianë dhe nëpërmjet këtij trofeu, qeveria e futbollit dhe France Football korrigjuan atë që ata vetë e cilësuan si një gabim skandaloz. Në marrjen e trofeut, “O Rey” nuk arriti të përmbante dot lotët për këtë nderim ndaj karrierës së tij, që plotësoi dhe listën e trofeve të tij. “Kisha fituar gjithçka në jetë, por gjithmonë i kisha parë me zili ata djem që fitonin ‘Topin e Artë’, por tani atë do ta kem dhe unë në shtëpinë time”.

  Frenk Riberi, humbësi i madh

 Frenk Riberi fitoi gjithçka me Bajernin e tij gjatë vitit 2013: Ligën e Kampioneve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve. Por, viti 2014 nisi me një humbje për lojtarin e Kombëtares franceze. Në garën për trofeun e “Topit të Artë FIFA”, Frenk Riberi doli duarbosh. Ishte, portugezi Kristiano Ronaldo që e fitoi atë. Portugezi shënoi 69 gola në 57 ndeshje në vitin 2013, më shumë se kushdo.

PALMARES, “TOPI I ARTE”

Viti Lojtari                 Shteti

1956      Stenli Methjus           Anglia

1957      Alfredo Di Stefano    Spanja

1958      Raymond Kopa         Franca

1959      Alfredo Di Stefano    Spanja

1960      Luis Suarez         Spanja

1961      Omar Sivori        Italia

1962      Josef Masopust          Çekosllovakia

1963      Lev Jashin                 Bashkimi Sovjetik

1964      Denis Lo                    Skocia

1965      Eusebio               Portugalia

1966      Bobby Charlton         Anglia

1967      Florian Albert            Hungaria

1968      George Best        Irlanda Veriore

1969      Gianni Rivera            Italia

1970      Gerd Myler                Gjermania

1971      Johan Krujf         Holanda

1972      Franz Bekenbauer             Gjermania

1973      Johan Krujf         Holanda

1974      Johan Cruijff             Holanda

1975      Oleh Blochin             Bashkimi Sovjetik

1976      Franz Beckenbauer    Gjermania

1977      Allan Simonsen         Danimarka

1978      Kevin Keegan            Anglia

1979      Kevin Keegan            Anglia

1980      Karl-Heinz Rumenige      Gjermania

1981      Karl-Heinz Rumenige      Gjermania

1982      Paolo Rossi         Italia

1983      Michel Platini            Franca

1984      Michel Platini            Franca

1985      Michel Platini            Franca

1986      Ihor Bilanov       Bashkimi Sovjetik

1987      Rud Gulit                   Holanda

1988      Marko van Basten            Holanda

1989      Marko van Basten            Holanda

1990      Lothar Matthäus        Gjermania

1991      Jean-Pierre Papin       Franca

1992      Marko van Basten            Holanda

1993      Roberto Baggio         Italia

1994      Christo Stoiçkov       Bullgaria

1995      George Ueah              Liberia

1996      Matias Zamer            Gjermania

1997      Ronaldo              Brazili

1998      Zinedin Zidan            Franca

1999      Rivaldo               Brazili

2000      Luis Figo                   Portugalia

2001      Michael Ouen            Anglia

2002      Ronaldo              Brazili

2003      Pavel Nedved            Çekia

2004      Andriy Shevchenko   Ukraina

2005      Ronaldinjo                 Brazili

2006      Fabio Kanavaro         Italia

2007      Kaka                          Brazili

2008      Kristiano Ronaldo     Portugalia

2009      Lionel Mesi        Argjentina

2010      Lionel Mesi        Argjentina

2011      Lionel Mesi        Argjentina

2012      Lionel Mesi       Argjentina

2013      Kristiano Ronaldo     Portugalia

  

Zamer: “Shaqiri, gjenial”

 Drejtori sportiv i Bajernit ka thurur lavde për futbollistin e tij shqiptar të repartit të mesfushës. Ish-futbollisti i njohur gjerman dhe drejtori sportiv i Bajernit të Munihut, Matiaz Zamer ka vlerësuar lartë mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Shaqiri është një lojtar i veçantë, lojtar kreativ, gjenial”, tha Zamer në një intervistë për revistën gjermane, “Kicker”.

Madje ish-futbollisti më i mirë i Europës më 1996, tha se Shaqiri ka mundësi të jetë ndër “më të mirët në botë” në kupën e botës, Brazili 2014.