Klubi i Serisë A godet në merkato, arrin marrëveshjen me futbollistin e Barcelonës

664
Sigal

Teksa dështoi në transferimin e Politanos, Roma nuk ka humbur kohë për të arritur akordin me futbollistin e Barcelonës Karles Perez. Sipas “Onda Cero”, futbollisti të martën do të udhëtojë drejt Italisë për të mbyllur operacionin.

Spanjolli nuk është në planet e drejtuesve katalanas, teksa ka vendosur të largohet për të marrë më shumë minuta, duke pranuar propozimin e klubit italian. Perez do të transferohet në formë huazimi me opsion blerje të detyrueshme nga Roma në qershor, për shifrën 13 milionë euro.