Lamtumirat nuk kanë fund, Kukësi zyrtarizon edhe dy largime të tjera

150
Sigal

Pasditen e sotme klubi i Kukësit ka njoftuar largimin e mbrojtësit Kristi Marku dhe portierin e dytë Dashamir Xhika.

I pari iu bashkua verilindorëve verën e kaluar, por gjeti shumë pak hapësira nën drejtimin e Diego Longos dhe duket se nuk bën pjesë fare në planet e trajnerit Skënder Gega, ndaj është lënë i lirë me përfundimin e kontratës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me portierin Xhika, që u bë pjesë e Kukësit në verën e 2019-ës, por ka qenë gjithmonë zëvendësues dhe numëron 47 ndeshje në tre sezone.

Me Markun e Xhikën, shkon në 5 numri i të larguarve nga Kukësi, që më herët ka ndërprerë bashkëpunimin me De Lucas, Hilën dhe Emiliano Mustën.