Klopp: Ja si do ta ndalim Ronaldon në finalen e Champions-it

Jurgen Klopp ka një plan për ta ndalur Cristiano Ronaldon.

Liverpool takohet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën. “Cristiano Ronaldo mund të shënojë vetëm nëse i pasohet topi, prandaj le të tentojmë t’ia mohojmë këtë”, tha Klopp në një intervistë për televizionin spanjoll.

NOA

“Do të përballemi me skuadrën me më përvojë në botë dhe në Ligën e Kampionëve. Por, prapëseprapë është vetëm një ndeshje dhe në një ndeshje çdo gjë është e mundur”, tha Klopp.