Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Flamurtari drejt elitës, renditja pas javës së 17

137
Sigal

Ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë së Parë janë mbyllur sot me duelin mes Besës dhe Flamurtarit. Një sfidë kjo që me fitoren e vlonjatëve, dhuron një tablo të plotë të gjendjes së skuadrave në fund të kësaj jave dhe me ndryshime të rëndësishme në kryesim.

Tani, vendin e parë në renditjen e Kategorisë së Parë e mban Skënderbeu, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kthimit të shpejtë në Superiore, nga ku ra në edicionin e kaluar. Korçarët kanë një avantazh minimal prej një pike ndaj vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari, edhe ky që bëhet gati për t’u kthyer në elitë ku mungon prej disa vitesh.

Dinamo, nga kryesuese prej shumë javësh, tani është në zonën e play-off për ngjitjen, bashkë me Korabin, Besën dhe Tomorin, skuadra të cilat kanë një shkëputje prek ekipeve të terja që janë më poshtë.

Ndërkohë, në zonën e ftohtë të klasifikimit, bie në sy se ekipe me traditë si Apolonia, Lushnja e Besëlidhja, rrezikojnë seriozisht që të përfundojnë në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshëm nëse vazhdojnë me këto ritme.