Aksidenti i rëndë me autobusin, reagon Bashkia e Tiranës: Pamjet filmike i janë dhënë…

105
Sigal

Bashkia e Tiranës ka reaguar për aksidentin e ndodhur pranë Urës së Shallvareve, duke i uruar shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve që u lënduan sot.

Përmes një njoftimi, Bashkia bën me dije se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje!

Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.