/Gazeta TELEGRAF
Kreu i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku: Tanimë gjithçka i është kthyer normalitetit, ndërsa të gjithë kanë kuptuar se ky është një sport që nuk të dëmton.
145 fëmijë nga 10 ekipe të vendit! Këto kanë qenë shifrat që e kanë bërë të kënaqur presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ndërsa për dy ditë me radhë në Akuadromin e Tiranës është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Fëmijëve. Të ndarë në tre grupmosha; 9-10 vjeç, 11-12 vjeç dhe 13-14 vjeç, fëmijët kanë dhënë dhe rekorde kombëtare. Masiviteti, por dhe kthimi në normalitet i notit, kjo pas një pandemie të gjatë Covid-19, ishte një tjetër anë pozitive e kampionatit kombëtar të fëmijëve. Pas një jave, noti do të jetë përsëri në pishinë. Këtë herë me kampionatin kombëtar të të rinjve dhe të rriturve, ndërsa pritet që pjesë e garës të jenë dhe Kledi Kadiu e Nikol Merizaj, të cilët do të konkurrojnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Përkatësisht në 50 dhe 100 metra stil i lirë. E duket se një provë gjenerale për ta, do të jetë kampionati kombëtar i të rinjve dhe të rriturve, më 15-16 korrik në Tiranë. Ja dhe intervista e plotë e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhënë në përfundim të kampionatit kombëtar të fëmijëve për gazetën “Telegraf”:
– Kampionati Kombëtar i notit për fëmijë sapo ka përfunduar. Cilat ishin pritshmëritë e Federatës Shqiptare të Notit?
– Ne mendojmë se u bë një garë cilësore, që solli rekorde, ndërsa të gjithë fëmijët treguan përgatitjet e tyre të bëra nëpër skuadra. Nëse në Kupën Mbarëkombëtare në Durrës kishim 15 rekorde, këtu u shënuan dhe më shumë dhe kjo ishte gjëja më e mirë e këtij kampionati. Besoj dhe shpresoj se të gjithë kanë mbetur të kënaqur.
– 145 fëmijë të ndarë në tre kategori moshe, që në fakt kanë ardhur nga dhjetë ekipe. Është rritur masiviteti në sportin e notit?
– Në fakt në Kupën Mbarëkombëtare, e cila u zhvillua në Durrës pak kohë më parë, ishin mbi 300 fëmijë. Por dhe 145 fëmijë sot, ndërsa të gjithë janë dhe në kohë pushimesh, tregon se të gjithë e duan notin. Prindërit kanë kuptuar se ky është sport i mirë. Është sport që nuk të dëmton dhe nuk ka trauma sportive, përkundrazi të ndihmon në shëndet. Ndaj masiviteti jo vetëm në këtë aktivitet, por dhe në vazhdim, do të vijë duke u rritur.
– Pas një pandemie të gjatë Covid-19, a i është kthyer normalitetit noti?
– E vërteta është se ka qenë një kohë me shumë oshilacione. Me stërvitje që herë bëheshin e herë nuk bëheshin. Tanimë besoj se gjithçka i është kthyer normalitetit, jo vetëm në stërvitje, por dhe në gara. E siç e shihni jemi përpara faktit që jemi duke e zbatuar me përpikmëri kalendarin e aktiviteteve kombëtare. Kjo nuk është pak.
– Së fundi, pas një jave kampionati kombëtar i të rriturve. A do të jenë pjesë e këtij kampionati olimpistët Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj?
– Besoj se po. Ata janë përgatitur dhe kanë marrë dhe mbështetjen e duhur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për t’u stërvitur në vendet ku ishin. Pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqi. Dhe tanimë, kanë mundësinë të tregojnë veten e tyre në kampionatin kombëtar, kjo përpara se të shkojnë në “Tokio 2020”.
“Stela”, Kampionia absolute e fëmijëve
Si për femra, ashtu dhe për meshkuj dominon skuadra e kryetrajnerit Sadik Mema. Dallohet “Tirana”, ndërsa thyhen 8 rekorde kombëtare
“Stela” është kampionia absolute e fëmijëve. 557 pikë për femra dhe 591 për meshkuj, ndërsa kryetrajneri i kësaj skuadre, Sadik Mema, përsëri nuk duket fort i kënaqur. “Kishim mangësi – thotë Mema – sepse një pjesë e fëmijëve, edhe pse i kemi regjistruar, ishin me pushime. Është i njëjti fenomen si në qershor, kur një pjesë të mirë e kishim me provime. Edhe numri i pjesëmarrësve nuk ishte i madh, sepse 145 fëmijë, të paktën për mua, është pak. Sigurisht që dolëm kampionë dhe kjo është meritë e të gjithëve. Kaltra Meça dhe Niklas Hoxha ishin notarët më të mirë. Mundet dhe Patrik Kusi, por në përgjithësi mirë”. Dhe pas një jave kemi kampionatin kombëtar të të rriturve. “Nuk është se mund të bëjmë më shumë, sepse përsëri do t’i kemi me pushime. Megjithatë, shpresojmë të jemi përsëri me trofe”.
“Tirana” e rekordeve
Ndërkohë janë regjistruar 5 rekorde kombëtare, që në fakt i përkasin notareve të “Tiranës”. Kështu, Julia Xhako është rekordmene në kategorinë B, apo 11-12 vjeç në 50 metra stil i lirë, me kohën 29″40 dhe në 100 metra stil i lirë, me kohën 1’05″31. Tre rekordet e tjera i përkasin stafetave. Kështu në 4×50 metra stil i lirë, “Tirana” ka fiksuar kohën e re 2’12″22. Më pas në 4×100 metra stil i lirë, “Tirana” përsëri jep kohën e re 5’04″00 dhe në 4×50 metra miks, “Tirana” fikson rekordin e ri, me 2’30″19. “Pesë rekorde kanë ardhur vetëm nga “Tirana” – thotë kryetrajneri i bardhebluve, Arjan Fetishaj – Kemi bërë gjithçka mirë dhe jemi të kënaqur me të gjithë performancën e skuadrës. Përsa i përket kampionatit të të rriturve, ka të tjerë më të fortë se ne, por gjithsesi, ne jemi “Tirana”.
Rezultatet Teknike të Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve
Kategoria A
Femra
50 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 31″43
100 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 1’07″31
200 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 2’22″21
400 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 4’46″54
800 m stil i lirë Erla Kregjoni (Stela) 11’13″53
50 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 42″30
100 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 1’33″68
200 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 3’26″31
50 m shpinë Julka Gjilo (Tirana) 42″43
100 m shpinë Ana Goxhaj (Stela) 1’28″26
200 m shpinë Isis Ruçi (Tirana) 3’08″29
50 m delfin Ana Goxhaj (Stela) 42″31
100 m delfin Ami Fetishaj (Tirana) 1’24″25
200 m delfin Ami Fetishaj (Tirana) 3’08″95
200 m katërnotim Ami Fetishaj (Tirana) 2’59″78
400 m katërnotim Ami Fetishaj (Tirana) 6’30″59
4×50 m stil i lirë Vllaznia 2’21″56
4×100 m stil i lirë Stela 5’15″63
4×200 m stil i lirë Stela 10’11″59
4×50 m miks Tirana 2’35″04
4×100 m miks Tirana 6’47″60
Si ekip: Stela- 170 pikë
Sportistja më e mirë: Kaltra Meça (Stela) 1061 pikë
Meshkuj
50 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 28″69
100 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 1’02″72
200 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 2’17″00
400 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 4’59″21
800 m stil i lirë Ediljano Huna (Butrinti) 10’36″25
1500 m stil i lirë Ediljano Huna (Butrinti) 20’31″75
50 m bretkosë Klerenc Vora (Teuta) 37″22
100 m bretkosë Klerenc Vora (Teuta) 1’22″75
200 m bretkosë Klerenc Vora (Teuta) 3’01″36
50 m shpinë Alex Beqiri (Teuta) 36″44
100 m shpinë Patrik Kusi (Tirana) 1’13″70
200 m shpinë Patrik Kusi (Tirana) 2’41″18
50 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 29″59
100 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 1’07″22
200 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 2’37″94
200 m katërnotim Niklas Hoxha (Stela) 2’34″09
4×50 m stil i lirë Tirana 2’02″12
4×100 m stil i lirë Tirana 4’34″09
4×200 m stil i lirë Tirana 10’01″53
4×50 m miks Tirana 2’18″32
4×100 m miks Tirana 5’12″68
Si ekip: Tirana 227 pikë
Sportistët më të mirë: Dastin Topi (Tirana), Niklas Hoxha (Stela) 831 pikë fina
Kategoria B
Femra
50 m stil i lirë Julia Xhako (Tirana) 29″40
100 m stil i lirë Julia Xhako (Tirana) 1’05″31
200 m stil i lirë Liana Muka (Stela) 2’23″97
400 m stil i lirë Liana Muka (Stela) 5’04″00
50 m bretkosë Lea Haçi (Tirana) 45″31
100 m bretkosë Lea Haçi (Tirana) 1’40″32
50 m shpinë Shirli Ziso (Tirana) 38″53
100 m shpinë Shirli Ziso (Tirana) 1’28″28
200 m shpinë Shirli Ziso (Tirana) 3’17″28
50 m delfin Julia Xhako (Tirana) 32″38
100 m delfin Julia Xhako (Tirana) 1’14″97
200 m delfin Lea Haçi (Tirana) 3’33″75
200 m katërnotim Lea Haçi (Tirana) 3’03″94
4×50 m stil i lirë Tirana 2’12″22
4×100 m stil i lirë Tirana 5’04″00
4×200 m stil i lirë Tirana 11’11″00
4×50 m miks Tirana 2’30″19
4×100 m miks Tirana 5’50″44
Si ekip: Stela 207 pikë
Sportistja më e mirë: Julia Xhako (Tirana) 1018 pikë fina
Meshkuj
50 m stil i lirë Lajdi Allaraj (Partizani) 30″68
100 m stil i lirë Aldin Loshi (Vllaznia) 1’08″10
200 m stil i lirë Almar Nako (Stela) 2’40″10
400 m stil i lirë Regis Ostrosi (Stela) 5’46″47
800 m stil i lirë Almar Nako (Stela) 11’52″60
50 m bretkosë Lajdi Allaraj (Partizani) 41″75
100 m bretkosë Leonel Mesi (Tirana) 1’37″16
200 m bretkosë Leonel Mesi (Tirana) 3’26″82
50 m shpinë Lajdi Allaraj (Partizani) 36″93
100 m shpinë Lajdi Allaraj (Partizani) 1’20″35
200 m shpinë Samuel Bazhdari (Vllaznia) 2’59″20
50 m delfin Juri Kapoli (Tirana) 33″20
100 m delfin Juri Kapoli (Tirana) 1’18″28
200 m delfin Raid Baraku (Tirana) 3’22″63
200 m katërnotim Regis Ostrosi (Tirana) 3’03″00
4×50 m stil i lirë Stela 2’18″13
4×100 m stil i lirë Stela 5’17″30
4×200 m stil i lirë Butrinti 10’50″66
4×50 m miks Stela 2’38″03
4×100 m miks Stela 5’59″07
Si ekip: Stela 214 pikë
Sportisti më i mirë: Ajdin Loshi (Vllaznia) 641 pikë fina
Kategoria C
Femra
50 m stil i lirë Briselda Llazari (Vllaznia) 34″22
100 m stil i lirë Briselda Llazari (Vllaznia) 1’16″34
200 m stil i lirë Briselda Llazari (Vllaznia) 2’51″53
50 m bretkosë Luna Djarmati (Stela) 53″81
100 m bretkosë Ambla Bardhoshi (Stela) 2’22″53
50 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 41″81
100 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 1’32″03
200 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 3’22″09
50 m delfin Briselda Llazari (Vllaznia) 40″44
4×50 m stil i lirë Stela 3’00″90
4×100 m stil i lirë Stela 6’54″03
4×200 m stil i lirë Stela 15’01″12
4×50 m miks Stela 3’29″25
4×100 m miks Stela 7’45″87
Si ekip: Stela 205 pikë
Sportistja më e mirë: Briselda Llazari (Vllaznia) 597 pikë fina
Meshkuj
50 m stil i lirë Arbër Hysaj (Vllaznia) 34″31
100 m stil i lirë Devi Shtaro (Teuta) 1’17″16
200 m stil i lirë Arbër Hysaj (Vllaznia) 2’52″06
400 m stil i lirë Devi Shtaro (Teuta) 6’00″09
50 m bretkosë Albi Deda (Stela) 46″97
100 m bretkosë Albi Deda (Stela) 1’50″00
200 m bretkosë Albi Deda (Stela) 3’46″60
50 m shpinë Arbër Hysaj (Vllaznia) 42″35
100 m shpinë Riad Lala (Stela) 1’39″47
200 m shpinë Riad Lala (Stela) 3’36″07
50 m delfin Arbër Hysaj (Vllaznia) 38″57
100 m delfin Elio Skënderi (Vllaznia) 1’57″16
200 m katërnotim Albi Doda (Stela) 3’33″73
4×50 m stil i lirë Stela 2’45″34
4×100 m stil i lirë Stela 5’59″40
4×200 m stil i lirë Stela 13’32″16
4×50 m miks Stela 3’21″02
4×100 m miks Stela 7’27″56
Si ekip: Stela 256 pikë
Sportisti më i mirë: Devi Shtaro (Teuta) 433 pikë