Juventusi po përpiqet ta largojë me çdo kusht, Gatuzo refuzon mesfushorin e bardhezinjve: Paguhet shumë, nuk është për ne

116
Sigal

Juventusi po punon dhe për merkaton në dalje, me mesfushorin brazilian Artur që është një nga emrat më të përfolur për largimin nga “Zonja”.

Në javët e fundit agjentët e futbollistit ia ofruan kartonin e tij dhe Valencias së Xhenaro Gatuzos me teknikun italian që në një prononcim për mediat i ka mbyllur derën brazilianit me pretendimin se përfiton një rrogë të papërballueshme për klubin spanjoll.

“Artur?  Nuk besoj se do të kryhet ky transferim, ai përfiton një pagë shumë të lartë për ne. Nuk mund ta përballojmë.”, u shpreh Gatuzo.