Juventusi 25 milionë euro dhe Islan për yllin e Lazios

500
Juventusi është vënë pas futbollistit brazilian të Lazios, Felipe Anderson. Largimi i Arturo Vidalit për tek Bayern Munich, ka bërë drejtuesit e Juventusit të lëvizin menjëherë për të gjetur zëvendësuesin e tij ideal.
Pas interesit të shfaqur për Gotze dhe Draxler gjatë ditës së enjte, oferta zyrtare i është bërë Lazios për brazilianin Felipe Anderson. Sipas mediave italiane, Juventusi ka ofruar 25 milionë euro për brazilianin dhe shërbimet e mbrojtësit kilian Mauricio Isla.
Nuk ka pasur një përgjigje të menjëhershme të kryeqytetasve, por sipas mediave italiane kjo ofertë pritet të pranohet nga Lazio, e cila kërkon të krijojë buxhet për të bërë të tjera blerja para pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.
Sigal