Ka startuar Kupa e Shqipërisë në not

1065
Dita e sotme ka shënuar hapjen e Kupës shqiptare të Notit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku bëri të ditur se morën pjesë 13 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Ky aktivitet do mbahet më 29-30 gusht, pra ditën e sotme dhe të nesërme në Akuadromin e Tiranës. Çiraku më tej shprehet se synimi i kupës është rikthimi tek rekordet.
Sot gjatë aktivitetit morën pjesë të gjitha kategoritë dhe moshat . Eventi filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në ora 13:00. 
U thyen vetem dy rekorde për moshat e vogla ndërkohë që shumë notarë dhe notare kanë përmirësuar kohët e tyre por në pamundësi për të thyer rekorde. Si paradite ashtu dhe pasdite janë zhvilluar përkatësisht nga 10 gara. Ditën e nesërme do bëhen po ashtu 20 gara. 
FSHN-KALENDARI SPORTIV 2017
AKTIVITETET KOMBËTARE 
Janë zhvilluar
1.Kampionati Kombëtar Dimëror i Fëmijëve (pishinë 25m), më 18-19 Mars 2017
2.Kampionati Kombëtar Dimëror për të Rinj, të Rritur e Veteranë (pishinë 25m), 
më 22-23 Prill 2017 
3.Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (pishinë 50m ), më 29-30 qershor 2017
4.Kampionati Mbarëkombëtar për të Rinj, Rritur dhe Veteranë (pishinë 50m)
më 10-12 korrik 2017 (Shqipëri-Kosovë)
Do të zhvillohen
5.Kupa e Shqipërisë, më 30-31 gusht 2017
6.Maratona Mbarëkombëtare, më 9-10 Shtator 2017
AKTIVITETET NDËRKOMBËTARE
Janë zhvilluar
1.Herceg Novi Meeting, shkurt 2017
2 Akropolis Swimming Grand PRIX (kualifikues), më 12-14 maj 2017
3.Grand Prix- Kranj, Slovenia (kualifikues), më 3-4 qershor 2017
4.Kampionati Evropian të Rinj, më 28 qershor-2 korrik 2017, Netanya, Israel
5.Kampionati Botëror i Notit në Budapest, Hungari, më 23-30 korrik 2017
6.Kampionati Botëror i Veteranëve në Budapest, Hungari, më 14-20 gusht 2017
7.Kampionati 6-të Botëror të Rinj, në Indianapolis, USA, më 23-28 gusht 2017
Do të zhvillohen
8.Kampionati Evropian i Notit (pishinë 25m), më 13-17 dhjetor 2017, në Kopenhagen, Danimarkë. 
Sigal