Juventus nuk i ndahet Interit, fiton në sekondat e fundit me Salernitanën

25
Sigal

Një ndeshje mjaft spektakolare është zhvilluar sot në Salernitana ku vendasit e vendit të fundit sfiduan Juventusin me dinjitet deri në sekondat e fundit.

Megjithatë bardhezinjtë fituan me përmbysje me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Salerintanës, që në minutën e 39′ kaluan përpara me Maggiore. Dhe do të ishte pikërisht ky lojtar që do të ndëshkohej me karton të kuq me fillimin e pjesës së dytë, duke “asistuar” Juventusin në përmbysjen e rezultatit. Iling Junior që do të barazoi për Juventusin në minutën e 65′ pas një topi nga Vlahovic.

Deri në fundin e lojës, Juventusi luftoi për 3 pikët, të cilët arriti t’i marrë. Në minutat shtesë, ishte serbi Vlahovic që u bë heroi i torinezëve duke çuar topin në rrjetë pas një asisti të brazilianit Danilo.

Tashmë diferenca mes Interit dhe Juves shkon sërish në 2 pikë, me zikaltrit që mbeten në krye në kuotën e 48 pikëve.