Juventus bën gati “çmendurinë”, 120 milionë euro për talentin e Benficës

360
Sigal

Juventus është shumë i interesuar për të rrëmbyer Joao Felix. Talenti i skuadrës së Benficës ndiqet prej kohësh nga Real Madrid, por skuadra torineze është gati për të bërë çmenduri duke ofruar edhe 120 milionë euro, sa është klauzola e tij.

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici dhe presidenti i klubit të Lisbonës, Luis Felipe Viera, kanë zhvilluar një takim javën e kaluar. Në të ishte i pranishëm edhe agjenti i 19-vjeçarit dhe Ronaldos, Jorge Mendes.

Joao Felix ka shënuar 11 gola gjatë këtij sezoni dhe ka dhënë 6 asists, duke treguar se ka një talent të lindur. Skautët e Juventusit ishin të pranishëm edhe në klasiken mes Portos dhe Benficës. Përveç italian dhe Realit në garë për sulmuesin është edhe Manchester United, që i ka gati 120 milionë euro për ta rrëmbyer. Shumë klube të mëdha janë në gjurmët e talentit, por Juventus për moemtnin është një hap përpara.