
Jurgen Klopp ende mendon se Jose Mourinho është një trajner i jashtëzakonshëm, pavarësisht se ai është shkarkuar nga Manchester United. Largimi i portugezit erdhi pikërisht 48 orë pas humbjes ndaj Liverpoolit. Strategu gjerman nuk i ka kursyer elozhet për të.
“Ai është një djalë shumë konkurrues dhe ambicioz, jashtëzakonisht i suksesshëm dhe mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të mira veçanërisht për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, deklaroi Jurgen Klopp.