Jurgen Klopp ka fjalë të mëdha për “bishën” e Wolves: Ka shpejtësi të frikshme!

606
Sigal

Jurgen Klopp duket i mahnitur nga aftësitë e Adama Traore. Futbollisti i rritur te Barcelona, me origjinë nga Mali, po shkëlqen me Wolvesin këtë sezon duke fundosur në dy takime kampionët e Manchester Cityt.

Adama Traore shënoi në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e kaluar, me ekipin e tij që triumfoi me përmbysje 3-2 nga të besuarve të Guardiolës. Pikërisht në lidhje me Traore, Klopp është shprehur i mahnitur me të.

“Te Middlesbrough ai ishte fantastik, por dikush duhet t’i jepte informacionin e duhur sepse ishte një talent i madh. Nuk do e besoje që është aq i ri, por është i ri në moshë dhe ka gjetur formën e duhur tashmë. Të gjithë ishin të sigurt dhe unë do të thoja që do të ndodhte diçka e tillë dhe vërtet po ndodh.

Gjë e mirë për Wolves, sepse i bën shumë të rrezikshëm. Në hapësira të mëdha Jamie Vardy është i vështirë për t’u markuar, por unë do të thosha që Adama është akoma më i vështirë. Shpejtësia e tij është e jashtëzakonshme, ka qenë gjithmonë”, përfundon Klopp.

Image result for traore klopp