Ju tregoj “çelësin” e suksesit të Kastriotit, trajneri Ndreu: “Na u mohua një penallti e pastër”

248
Sigal

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, u shpreh i lumtur për rezultatin e marrë në trasnfertë ndaj Vllaznisë. Pavarësisht kësaj ,tekniku krutan nuk i fshehu pretendimet për një 11-metërsh të mohuar sipas tij. Në prononcimin pas ndeshjes, ai deklaroi:

BARAZIMI – E kam deklaruar gjatë gjitha javës, që jam i kënaqur me skuadrën, sepse zhvillon ndeshje  të mira. Isha i bindur që lojtarët do të japin maksimumin, të gjithë pasionin e vetë që kanë e japin në fushën.

PJESA E DYTË – Kam parë Vllazninë, që është skuadër që po të lëshoi terren, të vë në vështirësi. Kam dyshime për një rast penalltie, që dua ta shikoj. Në pjesën e parë ishim thuajse perfekt. Nëse do të tregoheshin pak më të kujdesshëm 2 anësorët, sepse Vllaznia i kishte bosh krahët, mund t’i vendosnim në vështirësi.

PENALLTI E PADHËNË – Është një penallti e pastër, që se kuptoj pse se ka dhënë. Unë e kam natyrën që ata që na takon duhet të na i japë, arbitri ishte i aftë shumë e mirë. Penalltitë që janë në favorin tonë është e vështirë të na i japin. Një penallti kemi marrë, ajo është boks.

ÇELËSI I SUKSESIT – Çelësi jonë, treshja e mesit ishte, Moraesh është një lojtar i shkëlqyer, është e vështirë t’ia marrësh topin. Më ka zgjidhur problemin e nxjerrjes së topit. Jam i kënaqur edhe nga Rei edhe nga Xhulio. Ajo treshe mendoj se ka qenë çelësi i suksesit.

DEKLARATA PIKANTE PËR “PIKTORËT” – E kam thënë dhe e përsëris, piktorë nuk dua në fushë, dua lojtarë që të luftojnë dhe të japin maksimumin. Iu kam thënë lojtarëve sot, që është koha për të luftuar, për të dhënë maksimumin. Mungesat u zëvendësuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

OBJEKTIVAT – Kokën do ta mbajmë para dhe mbrapa. Rezultatet e sotme na shkuan përshtat. Hapi fals i kundërshtarit të motivon për të luftuar më shumë. Ai që vrapon, punon dhe sakrifikon, ia del çfarëdo skuadër të ketë përpara”, u shpreh trajneri Ndreu.