Sigal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë një deklaratë, e cila ka habitur opinion sportiv në Spanjë, por edhe jashtë saj. Që nga viti 2011, ambasadori i klubit të Real Madrid është tenisti me famë botërore, Rafael Nadal, i cili e ka luajtur më së miri këtë rol për 7 vite radhazi.

I pari i klubit spanjoll theksoi faktin se Nadal do të ishte presonin i duhur për të qenë në këtë post si president, ku shtoi se gjithçka mund të realizohet dhe kjo nuk mund të jetë aspak problem.

“Rafael Nadal do të ishte një president i shkëlqyer për Real Madridin”-kështu u shpreh Perez. Por, edhe tenisti i njohur nuk ka qëndruar duarkryq, por ka folur duke iu përgjigjur shefit të 13 herë kampionëve të Europës në nivel klubesh.

“Ne jemi duke shkuar mirë një herë për njëherë, dhe nuk mendoj se Reali ka nevojë për mua, mirëpo kurrë nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”-tha Nadal.