Java e 33-të, një mundësi e artë për Skënderbeun

533
Java e 33-të e Kategorisë Superiore, teksa deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tre javë, duket se është një shans i artë i Skënderbeut për t’u shkëputur në pikë nga ndjekësit. Sepse korçarët, të cilët janë katër herë kampion të Shqipërisë dhe janë në prag të titullit të tyre të pestë, bëhen gati që sot të hedhin një tjetër hap të sigurt drejt trofeut më të rëndësishëm të sezonit, që është fitimi i kampionatit. Në javën e 33-të korçarët do të presin në stadiumin “Skënderbeu”, Teutën, me synim thellimin e diferencës me ndjekësen më të afërt, që është Tirana, e cila për të ruajtur hapin me kryesuesit duhet të fitojë të hënën derbin me Partizanin. Në Korçë besojnë se çështja e titullit praktikisht do të vendosët në përfundim të kësaj jave, por formacioni i Mirel Josës e ka të qartë se për të mundur “Djemtë e Detit” kërkohen shumë përqendrim. Teuta ka nevojë emergjente për pikë për objektivin mbijetesë, ndaj do të japë gjithçka në këtë transfertë për të mos humbur. Edhe precedentët e sezoneve të fundit janë një paralajmërim për korçarët, që gjithmonë kanë hasur vështirësi në përballjet me durrsaket. Në tri përballjet e këtij sezoni, Skënderbeu ka mundur të triumfojë dy herë, në Korçë dhe në Durrës, ndërsa në fazën e parë u kthyen pa pikë nga “Niko Dovana”. Një rrëshqitje këmbë në shtëpi mund të rezultojë fatale për titullin, ndaj drejtuesit e Skënderbeut i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përgatitjes se kësaj sfide, sidomos në anën psikologjike. Praktikisht jashtë garës për titull, Kukësi synon ta mbyllë sezonin në një pozicion të sigurt për Ligën e Europës, edhe pse këtë objektiv mund ta sigurojë në rast suksesi në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Në “Zeqir Ymeri” nënkampionët e Shqipërisë do të presin Apoloninë, e cila udhëton drejt verilindjes me entuziazmin e fitores së fundit me Vllazninë. Në këtë fushë të vështirët fierakët morën një barazim pa gola në fazën e dytë, cka e bën të besojë formacionin e Mërgjyshit se mund të tentojnë madje edhe fitoren.I distancuar 6 pikë nga Kukësi dhe Partizani, Laçi është i favorizuar nga kalendari dhe beson se mund të parakalojë të paktën një kundërshtar në renditje. Në sfidën e radhës kurbinasit presin në shtëpi Flamurtarin, një kundërshtar pa objektiva që po u jep hapësirë futbollistëve të rinj. Një sfidë me vlerë vetëm statistikore luhet në Pogradec, mes Elbasanit dhe Vllaznisë, pasi asnjë nga këto dy skuadra nuk ka objektiva për këtë sezon. Formacioni i Muharrem Dostit është praktikisht në kategorinë e parë, ndërsa kuqeblutë e kanë siguruar mbijetesën.
Java e 33-të (2-4 maj 2015)
Elbasani – Vllaznia ora 14:00
Laçi – Flamurtari ora 16:00
Kukësi – Apolonia ora 16:00
Skënderbeu – Teuta ora 19:00
Partizani – Tirana ora 20:45
Renditja
Skuadra N F B H G+/_ P
Skënderbeu 32 21 6 5 50-16 69
Kukësi 32 19 6 7 48-22 63
Tirana 32 20 6 6 43-21 66
Partizani 32 19 6 7 35-22 63
Laçi 32 16 9 7 37-17 57
Flamurtari 32 10 8 14 27-30 38
Vllaznia 32 11 4 17 26-36 34
Teuta 32 8 2 22 26-46 26
Apolonia 32 6 4 22 13-48 22
Elbasani 32 4 1 27 17-64 13
Taekondo, pjesëmarrje masive në Kupën e Ambasadorit
Rreth 140 sportistë nga 22 ekipe morën pjesë në edicionin e 4-ët të Kupës së Ambasadorit në sportin e Taekondos. Ky aktivitet masiv u zhvillua në Pallatin e Sportit ”Asllan Rusi” në kryeqytet, në bashkëpunim me Ambasadën e Koresë së Jugut në Shqipëri. Në këtë turne sportistët garuan në dy disiplina, në atë të demonstrimit dhe të dyluftimit. Në përfundim të garave më mirë në dyluftim u paraqitën skuadrat e Tiranës dhe Vllaznisë, kurse në demostrim Qendra Taekondo, Tirana, Vllaznia e Studenti. 
Kategoria e Parë, Lushnja dhe Tërbuni favoritë
Sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore mund t’i bashkohet një emër i ri, pa shumë traditë në futbollin shqiptar, por me shumë ambicie për të ardhmen. Ky është Tërbuni i Pukës, që kryeson Grupin A në kuotën e 62 pikëve dhe që mbetet pretendenti kryesor për ta mbyllur kampionatin në vendin e parë. Në javën e 25-të pukjanët do të luajnë në shtëpi me Burrelin, në një sfidë ku tre pikët konsiderohen formalitet. Formacioni i Elvis Plorit do të jetë me mendjen të përplasja direkte mes Besëlidhjes dhe Mamurrasit, që janë ndjekësit më të afërt. Në dy javët e fundit pukjanët do të përballen pikërisht me këta dy rivalë, ndaj për ta është shumë e rëndësishme që ta ruajnë dhe pse jo ta thellojnë diferencën, duke shpresuar te një barazim në takimin e Lezhës. Në Grupin B, situata është më e thjeshtë. Skuadra që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm pritet të përcaktohet në përplasjen direkte Lushnja – Bylis në javën e fundit. Renditja aktualisht kryesohet nga Lushnja me tre pikë më shumë se Bylis, që do të thotë se formcioni i Artan Banos, përvec faktorit fushë, do të ketë në avantazh edhe diferencën prej tre pikësh. Pra lushnjarëve i intereson edhe një barazim për ta nxjerrë jashtë loje këtë kundërshtar. Para përplasjes në “Roza Haxhiut” mendohet se nuk do të gabojë asnjëra skuadër, ndonëse kalendarin më të vështirë e ka Lushnja që do të luajë me Sopotin brenda dhe me Butrintin në transfertë, ndërsa Bylisi pret Butrintin dhe Naftëtarin.
Java e 25-të (2 maj 2015)
Grupi A
Veleçiku – Besa
Kastrioti – Kamza
Tërbuni – Burreli
Besëlidha – Mamurrasi
Ada – Iliria
Grupi B
Naftëtari – Dinamo
Bylis – Butrinti
Luftëtari – Tomori
Shkumbini – Pogradeci
Lushnja – Sopoti
“Selman Stërmasi”, së shpejti me fytyrë të re
Një titull kampion për të përuruar në mënyrën më të mirë të mundshme përfundimin e punimeve në stadiumin “Selma Stërmasi”. Shtëpia e Tiranës po merr një tjetër pamje pas ndërhyrjes së presidencës për rikonstruksionin e plotë të impiantit të dytë në kryeqytet, që shumë shpejt do të jetë me standarde evropiane. Sapo kanë mbërritur 9600 stolat, që do të instalohen në këtë stadium, madje firma që po kryen punimet ka bërë një provë për vendosjen e tyre. Gjithashtu ka mbërritur fusha me barë natyral nga Italia, e cila do të shtrohet shumë në mënyrë që të jetë funksionale për sezonin e ri futbollistik, që për Tiranën pritet të nisë me pjesëmarrjen në Kupat e Europës. 
Tirana në përgatitjen e derbi
Tirana vijon përgatitjet ne “Skender Halili”. Dje pasdite, prej ores 17:00, ka nisur seanca e radhës stervitore, e cila ka ngjallur nje interesim te madh edhe te tifozeve bardheblu, të cilët po e ndjekin nga afër skuadrën për përgatitjen e ndeshjes të së hënës. Një seancë me karakter taktik ka qenë ajo çfarë trajneri Gugash Magani kishte përgatitur për dje. Udhëzime për mënyrën e vendosjes së bardhebluve, si dhe për çfarë duhet bërë në parandalimin e sulmeve të kundërshtarit. 
Sigal