Java 21 nis me sfidën Teuta-Partizani

520
Sfida mes Teutës dhe Partizanit, që do të luhet sot në “Niko Dovana” të Durrësit, do të jetë ajo që do të hapë javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Të Kuqtë e Sulejman Starovës, pas suksesit me Vllazninë, do të kërkojnë që të marrin 3 pikët edhe në përballjen me Teutën, për të qëndruar sa më pranë Kukësit në klasifikim dhe për të mbajtur gjallë luftën për titull.
Skuadra verilindore nga ana e saj ka një detyrë të vështirë për të plotësuar, pasi të shtunën do të luajë në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, që së fundmi po përballet me probleme të shumta. 
Edhe Skënderbeu do të kërkojë 3 pikët në ndeshjen e tij të radhës ndaj Laçit, që do të luajë në Korçë. Edhe kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë, ashtu sikurse edhe ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. 
Kuadri i javës së 21 të Kategorisë Superiore do të mbyllet me sfidën mes Luftëtarit dhe Korabit, që do të luhet ditën e dielë.
Sigal