Kombëtarja jonë luan sonte në mbrëmje sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Panucci ka zgjedhur dhe titullarët që do të luajnë nga minuta e parë në Shkodër. Në portë do të jetë sërish Thomas Strakosha, i cili ka fituar betejën me Etrit Berishën. Mbrojtja gjen Veselin në krah të djathtë, i cili zëvendëson Hysajn, Xhimshiti dhe Mavraj në qendër, ndërsa majtas nga Binaku. Mesfusha do të përbëhet nga Memushaj dhe Xhaka,  të cilët do të plotësohen nga Ergys Kaçe.

Sigal

Në krahët e sulmit janë Uzuni dhe Grezda. Ky i fundit është rikuperuar në kohë dhe do të luajë nga minuta e parë. I vetëm në sulm është Bekim Balaj. Shkodrani do të përpiqet të shënojë për të treguar se e meriton vendin e titullarit.