Ivan Gvozdenović: Tre sezone të bukura me Skënderbeun, ndjehem si korçar  

187
Sigal

INTERVISTA/ I dashuruar me Korçën e futbollin në qytet, trajneri Gvozdenoviç rrëfen gjithçka për “Telegraf”

Agron KAJA

Me Elbasanin barazuat një “betejë”, ishte e tillë jo vetëm në rezultat?

E tillë mendoj se ishte, sepse ishte e vështirë në fillim, pastaj me 10 lojtarë u vështirësua edhe më shumë. Kur ne ishim 1-0 na dha krahë më shumë, dhe bravo çunat që e mbajtën kundërshtarin nën presion dhe treguan karakter në lojë.

Ku mendoni se ishte pika juaj më e fortë në këtë sfidë?

Do ta them që në fillim se portieri ynë (Marko Alia) ishte në formë shumë të mirë dhe lojtari i ndeshjes. Taktikisht e fizikisht shumë mirë, dhe nëse Bismarku do shënonte me rastin që ju krijua, ne do dilnim me fitore. Ky është futbolli.

Me 11 pikë në 10 ndeshje, jeni brenda synimeve tuaja të këtij kampionati

Jo, por unë ende nuk e komentoj synimin, sepse jemi në fillimin e fazës së dytë. Llogaritë bëhen në fund, ne përqëndroheni për ndeshjet e rradhës dhe me qetësi. Vlerësimi për çdo ndeshje, na jep mundësinë ti përballojmë më mirë kundërshtarët.

Po Superiorja e këtij sezoni, si ka qënë për Skënderbeun në të gjithë treguesit?

Mendoj se në këtë sezon, Abissnet Superiore më duket më e fortë se në sezonet e kaluara. Në këtë sezon, mendoj se Skënderbeu nuk është as mirë dhe as keq. Kemi mundësi të ngjitemmi më mirë dhe këtë do ta shikojmë javë pas jave.

Për ju, ky është sezoni i tretë në bankinën e Skënderbeut, si është skuadra në këtë kampionat?

Kur ishim në Kategorinë e Parë ishte e vështirë, por dolëm kampionë. Në kampionatin e kaluar ishim me lojtarë të rinj dhe shkuam në “Final 4”. Këtë sezon presim të jemi më mirë, kemi besim për sezon të mirë dhe me futboll të bukur.

Dy javët e ardhshme luhen shumë afër në ditë, si ndikon kjo te lojtarët?

Kjo është situata për të gjitha skuadrat njësoj. Natyrisht që është e vështirë, por ne jemi gati ta përballojmë. Nuk duhet të qajmë dhe të ankohemi, por do bëjmë maksimumin, që të gjejmë zgjidhjet më të mira për vazhdimësinë pozitive.

Sipas kalenderit, më 30 tetor prisni Partizanin dhe në datë 3 nëntor udhëtoni  në Shkodër, cili është synim i Skënderbeut?

Ne jemi Skënderbeu dhe kemi vlerësim për çdo kundërshtar. Në çdo ndeshje ne  mendojmë me objektivin se si do ti marrim pikët, se si do dalim në ndeshje. Besimi i skuadrës sonë është i madh për të marrë maksimunim tek të dyja këto sfida.

Me skemën “Final 4”, mendoni se është një kampionat më i mirë?

Skënderbeu ka shumë respekt për FSHF-në dhe jemi dakord me skemën “Final 4”. Edhe si trajner, unë e shikoj dhe e mendoj një skemë interesante, sepse i ndan skuadrat sipas niveleve e kontributeve që japin gjatë gjithë kampionatit.

Ndjehet Ivani i “dashuruar” me Korçën, si është dita juaj në qytet?

Deri tani po, sepse këtu në Korçë unë kam qënë tre vite si lojtar dhe tani kam sezonin e tretë si trajner, Korçën e kam në zemër se është një qytet i pastër, i  mrekullueshëm dhe me njerëz të mirë. Një qytet me kulturë e qytetari të lartë.

Qyteti juaj në Serbi, Bor, ndodhet pranë Rumanisë e Bullgarisë, ku bashkëpunoni më shumë?

Unë jam larguar 14 vjeç nga Born dhe jetoj në Beograd, aty kam edhe familjen. Kujtoj se qyteti im bashkëpunonte me të dy shtetet mirë, pa dallim. Ndërkohë që këtu në Shqipëri jetoj me shumë shqiptarë, ka edhe të huaj të mirë.

Shuhet lojtari e trajneri i futbollit vlonjat, Skënder Brahimaj!

Dje në mesditë, u përcoll në banesën e fundit ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Flamurtarit, Skënder Brahimaj. Pas 13 viteve futbollist te Flamurtari, ai shërbeu edhe si zyrtar klubi dhe si trajner, ku përgatiti breza që bënë emër në futbollin vlonjat dhe atë kombëtar. Pasioni dhe përkushtimi për futbollin e kanë vendosur Skënder Brahimaj në një nga legjendat e këtij sporti, në qytetin e Vlorës. Redaksia e gazetës “Telegraf” shpreh ngushëllimet për këtë Legjendë!

Tirana-Vllaznia, stadiumi mbetet enigmë! Tirana nuk kishte gjetur një stadium për ndeshjen e javës së 11-të me Vllazninë. Të gjitha stadiumet ishin të zëna, ndërsa shkodranët nuk pranuan që ndeshja të luhej në “Loro Boriçi”. Pritet vendimi

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 11

Datë 30 tetor 2024

Laçi-Egnatia 14:00

Tirana-Vllaznia            17:00

Skënderbe-Partizan17:00

Datë 31 tetor 2024

Dinamo C-Bylis          17:00

(Në “Elbasan Arena”)

Teuta-AF Elbasani      17:00

RENDITJA                   

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Partizani       10        17

2.Egnatia         10        16

3.Dinamo C    10        16

4.AF Elbasa     10        15

5.Vllaznia        10        15

6.Teuta            10        14

7.Tirana           10        11

8.Skënderbe    10        11

9.Bylis             10        8

10.Laçi            10        7

 

Superiorja 20 barazime në 10 javë, Tirana “kampione”

Jo vetëm nisur nga java e 10-të e Abissnet Superiore, ku në pesë ndeshje u regjistruan katër barazime, por këto rezultate thuajse janë bërë në modë. Në 50 ndeshjet e luajtura në këto 10 javë, 20 kanë dalë në barazime. Konktretisht, java e 10-të vetëm një fitues kishte, katër të tjerat regjistruan barazime, shifra që nuk ishin shënuar në këtë sezon. Nisur nga këto rezultate, këtë e quajmë javë të barazimeve, ndërkohë që referuar të gjitha ndeshjeve të luajtura ku rreth 40% e tyre janë barazime, ndoshta duhet thënë se ky është realisht një  kampionat i skuadrave që nuk dinë të fitojnë. Skuadrat tregohen të kujdesshme për të mos humbur, ndoshta edhe se nuk kanë cilësinë të fitojnë Në analizën e trajnerit Gvozdenoviç të Skënderbeut, shprehet edhe ky tregues, duke veçuar cilësitë e munguara nga lojtarët te skuadrat e Superiores. Skuadra më e veçantë është Tirana, e cila në 10 ndeshje ka arritur 8 barazime, 1 fitore dhe 1 humbje. Ndërkohë që edhe AF Elbasani ka shënuar 6 barazime, dhe Partizani 5 të tillë.