INTERVISTA/ Ish-porteiri i Tiranës dhe i Kombëtares, Isli Hidi, e vlerëson pozitivisht aktualitetin e Superiores
Agron KAJA

Java që u mbyll në Superiore solli pasoja për Tiranën, për ju ishin të pritshme ndryshimet në bankinë?
Në rradhë të parë, rezultati i Tiranës ishte zhgënjyes në javën e kaluar, për pritshmëritë me ndryshimet që ka bërë. Humbje që peshoi, e cila nuk e mbajti vazhdimësinë e bankinës. Ndryshimet e shumta nuk ndryshojnë shpejt, duan kohën e tyre, por Shehi e njeh ambientin dhe do t’ja kthejë dinjitetin e humbur.
Në mbrëmjen e djeshme nisën ndeshjet e javës së 26-të me çiftin Vllaznia-Tirana 3-1, si e komentoni?
Klasikja Vllaniza-Tirana 3-1 ishte kryefjala e kësaj jave. Ndryshimi në bankinë i Tiranës nuk i dha impuls tjetër skuadrës, edhe pse në pjesën e parë loja u zhvillua e barabartë. Por diferencën e bënë golat që i dhanë tri pikët e fitores Vllaznisë.
Gjithë kjo javë qështë përqëndruar thuajse në dritëhijet e javës që u mbyll, janë këto “ethe” që po trokasin fundin?
Patjetër që po, sepse jemi në fundin e fazës së tretë, dhe në fazën e katërt ndeshjet janë më delikate dhe me shumë llogari. Kampionati është bërë interesant, duke i dhënë më shumë vlerë. Janë javë shumë delikate në të dya anët e renditjes.
Pas ndeshjeve të javës së 25-të u trazuan disa vënde të renditjes, do jetë bashkëshoqërues ky ndryshim edhe në javët e tjera?
Unë mendoj se po, sepse me fitoren e Partizanit u hap lufta për vëndin e katërt. Madje në këtë betejë do jetë edhe Teuta, dhe deri në fund do ta kemi këtë konkurrencë. Në garë janë disa ekipe, besoj do ti japin tjetër fytyrë kampionatit.
Sot luhen katër ndeshjet e tjera të kësaj jave, mbetet Partizani-Egnatia si kryendeshje?
Jo, sepse duke parë kalendarin, të gjitha takimet kanë rëndësinë e tyre. Kemi hyrë në atë fazë të kampionatit ku të gjitha takimet kanë rëndësinë e madhe, ndaj e mendoj një javë konkurrente, të fortë dhe me emocione. Në garë të gjithë duan të fitojnë, kështu rritet rendimenti e bukuria.
Referuar kalendarit, cilën nga sfidat e javës së 26-të e shikoni më delikate, dhe ku mund të presim ndonjë surprizë?
Nisen dje në Shkodër ndeshjet delikate të kësaj jave, dhe të gjitha të tilla janë. Veçoj Vora-Dinamo dhe Bylis-AF Elbasani, për vetë renditjet e këtyre skuadrave. Natyrisht që nuk do ketë ndeshje të lehta për asnjë skuadër, dhe do kemi një javë interesante.
Tashmë që jemi në javën e 26-të në kampionat, cila mund të jetë sipas jush renditja e përafërt deri në përfundim?
Është shumë e vështirë të përcaktohet që tani për javën e 36-të, duke ju referuar renditjes aktuale. Tre ekipet e kreun i kanë hedhur bazat e tyre, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani, ndërsa në pjesët e fundit të renditjes do kemi Flamurtarin, Tiranën e Bylisin.
Çfarë mendoni se do të shohim ndryshe në javët e mbetura të kësaj Superioreje: në lojë apo rezultate?
Duhet të shikojmë një Tiranë ndryshe, e cila di të luajë futboll me kualitetet që ka. Partizani po rritet dhe Bylisin që po bëhet agresiv me pikët që ka marrë. Pjesa tjetër ka qënë në pritshmëritë e veta, kanë marrë atë çfarë kanë merituara në fushë.
Më shpesh stadiumet duken të boshatisur, është momenti që ti bëhet një thirrje tifozerive të afrohen?
Ka vite që stadiumet nuk duken plot, dhe i referohem kryesisht Vllaznisë që dje kishte numur të lartë shikuesish në stadium. Edhe AF Elbasani me Egnatian kanë tifozeri dhe besoj se në vazhdimësi do të ndryshojë prania e tyre në stadiume.
Dje Vllaznia-Tirana 3-1 , “klasikja” ishte për shkodranët
Mes një atmosfere elektrizuese nga të dyja tifozeritë, dje në stadiumin “Loro Boricci” të Shkodrës nisën ndeshjet e javës së 26-të të Abissnet Superiores. Një ndeshje që nisi dhe u mbyll me një lojës sulmuese nga të dyja skuadrat,ku edhe 45 minutat e para përfunduan të barabarta 1-1. Në pjesën e dytë Vllaznia ishte më e lirshme në lojë dhe para portës kundërshtare duke shënuar edhe dy gola të tjerë, ndërsa Tirana mbeti larg shënimit të golit. Ulja në bankinën bardheblu e Orges Shehit nuk nisi mbarë, ndërkohë që Vllaznia e thelloi diferencën me vëndin e dytë në renditje. Dje, “klasikja” e futbollit shqiptar ishte për Shkodranët.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 26
E premte, 27 shkurt 2026
Vllaznia-Tirana 3-1
E shtunë, 28 shkurt 2026
Vora-Dinamo City 13:30
Partizani-Egnatia 16:30
AF Elbasani-Bylis 16:30
Teuta-Flamurtari 19:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 26 51
2.Egnatia 25 46
3.AF Elbasani 25 45
- Dinamo City 25 36
- Partizani 25 36
6.Teuta 25 33
7.Vora 25 26
8.Bylis 25 23
9.Tirana 26 21
10.Flamurtari 25 20
Sezoni i vuajtjeve të Tiranës, në horzont një miliarder shqiptar
Me situatën që po kalon Tirana në Abissnet Superiore, duket sikur në horizont kërkon të përsërisë sezonin 2017-2018 që zbriti për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë e Parë. Skuadra bardheblu ka vendosur trajnerin e katërt në bankinën e saj në këtë sezon, një tregues ky që flet qartë për krizën që e ka mbërthyer. Me Refik Halilin President klubi, Tirana ka patur ujle e ngritje dhe me probleme të shumta që janë reflektuar në fushë, dhe ky sezon po tregon se e gjithë kjo histori duhet të mbyllet. Në horizont kanë dalë edhe emra të rinj, biznesmenë më të fuqishëm se Halili, ku në tregun mediatik sportiv ka qarrkulluar emri i biznesmenit miliarder Samir Mane. Përmes një videoje të postuar së fundmi në fsh.org, Mane shfaqej krah presidentit të FSHF-së Armand Duka, i cili e ka cilësuar atë si menaxhuesin më të mirë në Shqipëri. Vetë Mane ka pranuar se Duka po tenton ta bindë për të investuar seriozisht në futboll, duke i bërë thirrje të marrë nën menaxhim një klub. Burime jo zyrtare në FSHF, dje bënë me dije për gazetën “Telegraf” se, klubi që mund të kalojë në pronësinë e Samir Manes është pikërisht Tirana. Ky ngërç i Tiranës e pret një ndryshim të tillë.

Refik Halili te Tirana
Si sponsorizues
Sezonet 2003-2008
Si President Klubi
Sezonet 2008-Vazhdim
Trofe të fituara
Kampionate 6
Kupa 4
Superkupa 8
Kategoria e Parë 1
Në sezonin 2017-2018


















