Të shkruash për katër Rrungajat e Kalasë në pjesën veriore të Lunxhlrisë në Malëshovë të Përmetit është një nismë e vështirë. Ajo janë një kopje e rrungajave në Malin Josemit në Oregon të SHBA.
Fjala rrungajë sipas shpjegimit shkencor do të thotë, ortek dëbore, që zbret faqes thikë të malit me zhurmë të madhe, ujë i përzier me kristale bore dhe copa akulli, që lëviz me rrëmbim në terren shumë të pjerrët, me rrëmujë , e pështjellim, duke krijuar një shtrat deri në tabanin e terrenit e përzier mebdrurë, gurë që shemben nga mali dhe krijojnë një gjysëm ujvarë me një zhurmë melodioze. Rrungaja është një përrua i rrëmbyer, i shkumëzuar në sipërfaqen e tij. Katër rrungaja të shkumëzuara përshkruajnë faqen veriore të Malit të Lunxhërisë që zënë fill në lartësinë 1951 metra dhe bashkohen me lumin Zagorie. Katër rrungajat e Malëshovë(lagjen Kala) kanë 100% ujë dëbore nga Mali Lunxhërisë. Dy muaj qëndrojnë të ngrirë se rrëshqet dëbora nga honet me Bredha të kuq e të bardhë, dhe 10 muaj janë plot zhurmë dhe muzikalitet. Ato jehojnë. Rrungaja e madhe është rreth një kilometër në perëndim të fshatit Kala. Një tjetër përshkon fshatin mes për mes. Bora rrëshqet nga lartësia 1951 metra sa është maja e Çukës në malin e Lunxhërisë deri në lartësinë 450 metra sa është lartësia e Lumit Zagorie në këtë segment. Rrungajat fillojnë me Përroin e bardhë që buron nga fusha e Çajupit në anën lindore të malit të Lunxhërisë, dhe vazhdon me tre rrungajat deri tek Gropa e Derrit në Peshtan. Temperatura e ujit në rrugaja për shkak se është ujë bore dhe rrjedhin nën hijen e rrepeve të mëdhenj edhe në vapën e korrikut e të gushtit janë 4 gradë celcius. Është ujë i kulluar dhe i pishëm në çdo pjesë të rrjedhës së tij. Në katër rrungajat e Kalasë, pinë ujët gjelat e egër që ndodhen me shumicë në Rrëzë Kali, tek kisha e braktisur në lartësinë 1700 metra mbi nivelin e detit. Pinë dhitë e egëra që ndodhen me shumicë në shkëmbinjtë e Hozit dhe verës zbresin deri në Sogorë. Pastaj nën lartësinë 1000 metra ke 400 lloje speciesh bimore dhe mbi 100 specie shtazore. Ka lloj lloj pemësh fletëgjerë me vegjetacion veror dhe shumë me vegjetacion gjithe vjetor. Ujku i histë është mbreti i kafshëve mes këtyre katër rrungajave. Historikisht janë mbajtur kope të mëdha me bagëti nga Meshinajt e kalasë kryesisht dhen dhe dhi. Familja e Rako Meshinit në vitet 1956 ka pasur 1000 krerë dhen. Mbreti i gjitarëve derri egër ndaj i thonë dhe gropë e derrit vendit. Aty pylli është i zi. Fshati Kala ka pasur mbi 15 shtëpi, dhe tre fise të mëdhenj. Fisi i Leonidha Kanos që mbanin afër shtëpisë dhen dhe lopë, ndërsa në hoz mbanin kope me dhi deri në 500 krerë. Fisi i Meshinajve, një ndër fiset më të dëgjuara të Përmetit, me stane e bagëti me bollek, djem që diplomoheshin duke numuruar 10 doktorë, 20 mësuesa, oficerë mbi 5 gazetarë, ekonomistë. Ç’nuk kanë meshinaj, njerz të penës të dollisë të guximit dhe të besës. Fisi tretë është fisi i Zybo Korros, të cilët janë “mojkomët” e fundit që jetojnë atje. Bketërritës me nam në Jug të Shqipërisë. Fshati Kala e ka marrë emrin nga Kalaja me gurë qikllopikë që kanë përballë saj. Nga Guri i gjatë 15 metra një objelisk natyror një gur i shenjtë dhe nga ura mesjetare e Kalasë me hark 30 metra të lartë nga baza e lumit të Zagorisë. Sot rrungajat e Kalasë janë kthyer në parahistori sepse mungon jeta njerëzore. Pushteti i bëtës së egër i ka bërë ato një atraksion turistik, një zbulim magjik të Mirës së Peshtanit, që e ka bërë guifë turistike, Peshtan, Ura e Kalasë, Leskaj, Doshnicë, Çajup.
Fotot….tregojnë rrungajat e Malit të Lunxhlrisë, Pocën e fshatit Kala, Gjonzinë, gurin e gjatë dhe Urën e Kalasë.


















