ISIS nuk i ndahet Messit, ky është kërcënimi i radhës…

505
Sigal

ISIS vazhdon me kërcënimet. Kësaj herë “viktimë” ka qenë Lionel Messi.

Organizata terroriste ka postuar së fundmi një poster ku shihet ylli i Argjentinës, Lionel Messi duke u ekzekutuar.

Messi shfaqet në poster i gjunjëzuar para një xhihadisti të maskuar në një stadium të mbushur me tifozë.

Xhihadisti ka të varur në qafë një bombë, ndërsa ky është kërcënimi i disatë i ISIS kundër Kupës së Botës.