Mbrojtësi i Piaçencas, Alesio Rica, i ka thurur elozhe mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani, teksa në një intervistë të dhënë për “La Casa di C”, ka vlerësuar maksimalisht ish-shokun e skuadrës te moshat e Empolit.
“Kristjan Asllani ka pasur gjithmonë cilësi të mëdha. kur ai ishte i ri dhe luante në Empoli, mund të shihje se ishte shumë i forte. Ai është një djalë i përulur me kokën mbi supet dhe meriton atë që ka tani.”
Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në merkaton e verës pas një sezoni të shkëlqeyer me Empolin, teksa Rica është transferuar gjithashtu në huazim te klubi i Serisë C Piaçenca.



















