Intervista/ Rrahman Hallaçi: Skuadrat duken të motivuara, “Derbin” e meritoi Partizani

15

Ish-futbollisti i Partizanit, Rrahman Hallaçi, analizon për “Telegraf” Superioren

Sigal

 

Agron KAJA

“Partizani e Tirana kanë skuadra më të konsoliduara, Vllaznia ka formë të mirë, Laçi është skuadër për tu komplimentuar, Kukësi po kalon një tranzicion të vështirë, Teuta duket skuadër e rinuar, Egnatia e Skënderbeu kanë start shembullor”

Shikueshmëria e Abissnet Superiore duket se po tërheq më shumë nga ekrani?

Sigurisht që po. Unë e ndjek Superioren, dhe në këtë kampionat ka patur sfida të luftuara në fushën e lojës. Si trajner dua të jem në brendësinë e të gjitha ndeshjeve, duke menduar se rrugën e trajnerit do ta kem profesionin e jetës.

Janë luajtur katër javët e para, cili është përfundimi juaj teknik për 20 ndeshjet e luajtura?

Kampionati i futbollit sapo kanë nisur, dhe me sa kam parë, disa ekipe nuk kanë bërë merkato shumë cilësore. Po luajnë me futbollistë të rinj që kanë dëshirë për të luajtur, por veçoj Partizanin e Tiranën për merkaton e lojën që kanë zhvilluar.

Renditja në katër javë, është ajo në raport me atë që ka dhënë çdo skuadër në fushën e lojës?

Është një renditje e merituar për çdo skuadër, edhe pse ato ende nuk janë shprehur në vlerat e plota të tyre. Në futboll ka edhe raste që skuadra konsolidohet me vonesë, e këtu mendoj se disa prej tyre do shprehen më mirë në vazhdimësi.

U luajt “derbi” i kryeqytetit Dinamo City-Partizani, çfarë veçoni: lojën apo rezultatin e kësaj sfide?

Na kishte munguar ky “Derbi” prej shumë vitesh. Partizani tregoi se ka një skuadër më të konsoliduar dhe me lojtarë përvoje në Superiore. Ishte një “Derbi i kuq”, për  fitoren e lojën e mirë të Partizanit. Dinamo mbeti në klasë edhe këtë javë!

Sot do luhen edhe tre ndeshjet e fundit të javës së pestë, cilën prej tyre e shikoni si më të veçantën?

Duke e parë me kujdes kalendarin në këndvështrimin tim teknik, unë të gjitha sfidat e javës së pestë i vlerësoj të rëndësishme dhe të veçanta. Por do dëshiroja që të gjitha të prodhojnë lojra të bukura, dhe të fitojnë skuadrat më të mira.

Tirana sikur zhgënjeu dje në humbjen 0-1 me Erzenin, si e shikoni rrugëtimin e saj pas këtyre pesë javëve?

Tirana kishte bërë mirë në katër javët e para. Në skuadër ka një armë të fortë, mbajtjen në zotërim të topit. Por dje nuk funksionoi kështu dhe i mungoi shumë grinta, e portieri Lika e shpëtoi nga humbja më e thellë. Duhet reagim bardheblu.

Me javën e pestë mbyllet 50% e fazës së parë, cili është sugjerimi juaj për lojën dhe organizimin e garës?

Do uroj që të shohim sa më shumë ndeshje të mira, në nivel e bukuri. Do dëshiroja që skuadrat të punojnë më shumë me brezat e tyre dhe të tërheqin sa më shumë tfozë në stadium. Pa këta që quhen “Lojtari i 12-të”, futbolli e humbet bukurinë.

21 ndeshje

Kur ka nisur java e pestë e Superiores, deri tani janë luajtur vetëm 21 ndeshje

68 gola

Ky është numri i golave të shanuar nga 10 skuadrat e Superiores në pesë javë

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 5

Dje, 22 shtator 2023

Tirana-Erzeni                 0-1

Dinamo City-Partizani    1-3

Sot, 23 shtator 2023

Egnatia-Laçi                   15:00

Skënderbeu-Kukësi        18:00

Vllaznia-Teuta               20:15

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Tirana                5        10

2.Partizani            4        8

3.Erzeni                5        8

4.Laçi                   4        7

5.Egnatia              4        7

6.Skënderbeu        4        6

7.Vllaznia             4        5

8.Teuta                 3        4

9.Dinamo             5        3

10.Kukësi             4        0

Tirana-Erzeni 0-1

Bardheblutë “mbyten” në Erzen
       

Nuk ishte e thënë që Tirana ta vazhdonte rrugën e fitoreve dhe kryesimin e Abissnet Superiore. Duke mos mohuar aspak fitoren e merituar të skuadrës shijakase, ndoshta edhe gjyqtarja femër e kësaj sfide, Emanuela Rusta, ka qënë  “ters” për futbollistët kryeqytetas dhe trajnerin Shehi. Madje tekniku i ka hedhur “benzinë” zjarrit të humbjes, ku pas ndeshjes e ka gjetur edhe defektin e humbjes: “Jam i zhgënjyer. Nuk do fus më në lojë futbollistë që s’e meritojnë. Kush do vend në formacion, duhet ta meritojë”. Gjithsesi, Shehi e Tirana dje u “mbytën” në Erzen!

Dinamo-Partizani 1-3

Dinamo pa busull, Partizani pa mëshirë

U prit me interes të madh “Derbi” i djeshëm Dinamo City-Partizani (edhe pse kishte pas shikues në stadium). Jo vetëm se luanin dy nga skuadrat më të mëdha në futbollin shqiptar, por edhe pse të dyja nuk e kishin nisur mirë këtë kampionat. Me një pjesë të parë të barabartë në lojë e rezultat, u mendua se do të kishim të njëjtin ritëm edhe në të dytën. Por kjo vlen vetëm për Partizanin, sepse Dinamo tregoi se ka shumë për të rregulluar nga kjo nisje e dobët e këtij rikthimi në Abissnet Superiore. Të marten do të “derbi” tjetër i kryeqytetit, Partizani-Tirana!