Intervista/ Kreshnik Çipi: Shqipëria është 90 minuta pranë finaleve të Europianit

36

Flet për “Telegraf” ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares, Kreshnik Çipi, simulon kuqezinjtë

Sigal

Agron KAJA

“Nuk ka shqiptar në Botë që për ndeshjen me Çekinë të mos mendojë fitoren. Unë kam shumë dëshirë që në këtë ndeshje të tregojmë njëherësh se jemi edhe një skuadër e konsoliduar, e denjë për Europianin “Gjermani 2024””

Situata në Grupin E eliminator të “Euro 2024”, është një moment historik për Kombëtaren tonë të futbollit?

Më historike do të jetë më shumë fitorja e ndeshjes së radhës me Çekinë, sepse jemi 90 minuta larg kualifikimit në Europian. Në kreun e Grupit E, Kombëtarja jonë ka ardhur me meritë duke u përballuar me sukses me dy rivalët më të fortë.

Shqipëria renditet në vendin e 1-rë të Grupit E me 10 pikë, kishim mundësi për më mirë?

Nëse do të kishim marrë një barazim në ndeshjen e parë me Poloninë, sot dokishim një siguri më shumë për kualifikimin në Europian. Gjithsesi, është një ndeshje më vendimtare me Çekinë, duke marrë parasysh ngjeshjen në renditjen e Grupit E.

Si i analizoni pesë ndeshjet që Shqipëria ka zhvilluar në këtë grup eliminator?

Në të pesta ndeshjet kemi treguar se e meritojmë këtë renditje ku jemi në kreun e grupit. Por unë këto pesë ndeshje i shikoj si pedana për dy fitore të tjera: me Çekinë e Ishujt Faroe, dhe kështu jemi të sigurtë drejt Europianit në Gjermani.

Trajneri Silvinjo zyrtarizoi listën e futbollistëve që do ti ketë në dispozicion kundër Çekisë, keni ndonjë reagim për emrat?

Në atë listë që Silvinjo shpalli në fundjavë, janë ata lojtarë që e meritojnë. Nuk e kam parë mirë Brojën pas rikthimit nga dëmtimi, dhe përfshirja e Muçi, mendoj se do të jetë një çift i mirë për sulmin, të alternuar edhe me të tjerët.

Referuar ndeshjes që barazoi në Çeki, çfarë mund të ndryshojë Kombëtarja jonë më 12 tetor në “Air Albania”?

Në formacionin titullar, unë mendoj se do jenë po ata që fituan me Poloninë, ndoshta me ndonjë ndryshim të vogël në mbrojtje e sulm. Sepse titullarët përcaktohen sipas formës dhe aktivizimit në klubet e tyre, kjo është kryesore.

Po formacionin titullar të Kombëtares sonë në këtë përballje me skuadrën çeke, si e mendoni?

Unë do vendosja në fushë po ata futbollistë që luajtën në fitoren me Poloninë. Natyrisht që nuk është i njëjti kundërshtar, por duke ju referuar situatave të lojtarëve, besoj se mund të ndryshojë diçka në mbrojtje.

Përveç Shqipërisë, cilën mendoni si skuadrën e dytë që mund të kualifikohet në Grupin E?

Skuadra e vendit të dytë në Grupin E që mund të kualifikohet, unë mendoj  Polonia. Më serioze për kualifikim është Polonia, sepse ata e presin Çekinë më 17 nëntor dhe duke menduar fitoren, Shqipëria dhe Polonia kualifikohen në Grupin E.

BASTET SHQIPËRI-ÇEKI

Çekia kuotohet si fituese

1 = 3.20      X = 3.20      2 = 2.25

 

“EURO 2024”  / GRUPI E

Ndeshjet e Shqipërisë

Janë luajtur

Poloni-Shqipëri              1-0

Shqipëri-Moldavi           2-0

Ishujt Faroe-Shqipëri      1-3

Rep. Çeke-Shqipëri        1-1

Shqipëri-Poloni              2-0

BILANCI SHQIPËRISË

Nd 5, F 3, B 1, H 1, Golat 8-3

 

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Shqipëria           5        10

2.Rep. Çeke          4        8

3.Moldavia           5        8

4.Polonia              5        6

5.Ishujt Faroe        5        1

 

Do të luhen

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke         20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri           18:00

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe      20:45

Kombëtarja anti-Çeki, Silvinjo: Lista e ekiulibruar

LISTA E KOMBËTARES

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.

Mbrojtësa: Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Nedim Bajrami, Kristian Asllani, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Qazim Laçi.

Sulmuesa: Sokol Cikalleshi, Jasir Asani, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Mirlind Daku, Armando Broja. Trajner: Silvinjo

Trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, të premten i zyrtarizoi emrat e futbollistëve që do ti ketë në dispozicion për ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për eliminatoret e Grupit E të  “Euro 2024”. Ndërsa të shtunën ai tregoi para mediave se pse kishte vendosur të grumbullonte disa lojtarë të rinj, dhe pse ka larguar disa të tjerë. “Nuk ishte e thjeshtë të zgjidhja 23 lojtarë për këtë sfidë të rëndësishme. Jam i bindur se të gjithë ata që do hidhen në fushë do jenë të fortë dhe të gatshëm”. Ndërsa Çekinë, e vlerëson krahasimisht si Poloninë. “Para ndeshjes me Poloninë deklarova se është ekip i fortë, dhe fituam. Po kështu edhe me Çekinë”, kështu e mendon Silvinjo këtë listë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Renditja: 1-4-2-3-1

 

Berisha

 

Hysaj          Gjimshiti     Ismajli         Mitaj

 

Ramadani             Asllani

 

Asani          Bajrami       Uzuni (Seferi)

 

Cikalleshi