Intervista/ Kliton Bozgo: Shqiponjat rishkruajnë historinë, Shqipëria në Europian

46

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-sulmuesi i Kombëtares, Kliton Bozgo, vlerëson barazimin në Moldavi si një kualifikim të merituar në “Gjermani 2024”

Sigal

Agron KAJA

Agron Kaja

 

Emocion dhe kualifikim! Si e përjetuat këtë sfidë barazimi me Moldavinë?

Njëpërjetim në mënyrë fantastike, ishte e pritshme nga gjithë shqiptaria. Nuk duhej bukuria e lojës në këtë ndeshje, por duhej të ktheheshim në Shqipëri të kualifikuar. Të hënën festa e madhe, pasi ishim në një grup “ferri”.

Ky është Europiani i dytë që do marrim pjesë, si e mendoni Shqipërinë këtë herë?

Mendoj se këtë herë ekipi është më cilësor se në Europian 2026. Kemi lojtarë që luajnë në shtete me futboll të lartë në Europë, në Itali, Gjermani, Spanjë etj. Grupi është fantastik dhe trajneri me stafin merr notën maksimale.

Ishte kjo fitorja e duhur dhe në kohën e duhur?

Absolutisht po! Sepse nuk duhen lënë gjërat në momentet e fundit. Futbollit asgjë nuk i dihet dhe kjo është një pikë për një spektakël të madh të hënën me Ishgujt Faroe. Luajmë me një skuadër modeste, por luajmë për festë kombëtare.

Ku mendoni se ishte çelsi i suksesit të skuadrës sonë?

Mendoj se e gjithë skuadra luajti në grup, shumë konstante dhe me të njëjtin nivel ishin të gjithë, thuajse në çdo ndeshje.Në fazën mbrojtëse ishim të disiplinuar, shënuam gola spektakël e të merituar. Pësimi i golave e tregon qartë këtë sukses.

Në të tilla suksese vlerësohet grupi i lojtarëve, po ju cilin do ta veçonit prej tyre?

Te suksesi fillohet nga një puntor fushe, e deri te Presidenti i federatës. Kemi pasur ndeshje të mira, luajtëm kundër skuadrave që më parë quheshin tabu për tu mundur. Kemi patur dy-tre lojtarë ekstra, ku veçoj Asanin me golat shumë të bukur.

Në këtë sukses, çfarë do të thonit për trajnerin Silvinjo?

E meriton më të mirën. Silvinjo ishte vërtet një Komandant i kësaj skuadre. Ai e morri skuadrën pa e njohur, të them nga hiçi. Por e studioi, e përgatiti dhe e hodhi në fushë duke e udhëhequr me sukses në çdo ndeshje. Bravo Silvinjo!

E mendoni se këtë herë do ta ketë rrugëtim më të gjatë se në Europianin 2016?

Kur isha në Francë në “Euro 2016”, shpresonim të merrnim vetëm tre pike. Ndërsa tani me këtë skuadër, mundësia e dëshira bashkohen që të shpresojmë për më shumë. Besoj se kjo Kombëtare e ka mundësinë të kualifikohet në grup.

7 ndeshje

Ky është numri i përballjeve me Moldavinë, 6 në eliminatore të europianëve dhe 1 ndeshje miqësore

 

E premte 17 nëntor 2023, ora 18:00 në “Stadionul Zimbru” të Kishinau

MOLDAVI  –  SHQIPËRI  1-1

Shënues: Baboglo 87’/ Cikalleshi (p) 25’

MOLDAVIA (1-4-3-3): Railean, Revenko (Kojacaru 45’), Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan (Damashkan 69’), Rata, Kaimakov (Kojacari 76’), Postolaki, Nikolaesku (Stina 76’) . Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA (1-4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani (Muja 92’), Bajrami (Gjasula 80’), Seferi; Cikalleshi (Daku 62’). Trajner: Silvinjo

Kartonë të verdhë: Rata, Kaimakov/ Mitaj, Daku

Tifozë: 10.500 vetë  / Arbitër kryesor: Uilliam Kullum (Nga Skocia).

2 Kualifikime

Me barazimin 1-1 në Moldavi, Kombëtarja jonë ka arritur sukses të dyfishtë. Së pari, siguroi kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”, dhe së dyti, ky është Europiani i dytë që marrim pjesë në historinë tonë

“EURO 2024” / GRUPI E

NDESHJET E LUAJTURA

Datë 24 mars 2023

Rep. Çeke-Poloni           3-1

Moldavi-Ishujt Faroe      1-1

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri              1-0

Moldavi-Rep. Çeke         0-0

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi           2-0

Ishujt Faroe- Rep. Çeke  0-3

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri      1-3

Moldavi-Poloni              3-2

Datë 7 shtator 2023

Poloni-Ishujt Faroe         2-0

Rep. Çeke-Shqipëri        1-1

Datë 10 shtator 2023

Ishujt Faroe-Moldavi      0-1

Shqipëri-Poloni              2-0

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke         3-0

Ishujt Faroe-Poloni         0-2

Datë 15 tetor 2023

Rep. Çeke-Ishujt Faroe   1-0

Poloni-Moldavi              1-1

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri            1-1

Poloni-Rep. Çeke            1-1

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Shqipëria           7        14

2.Rep. Çeke          7        12

3.Polonia              8        11

4.Moldavia           7        10

5.Ishujt Faroe        7        1

NDESHJET E FUNDIT

E hënë, datë 20.11.2023

Shqipëri-Ishujt Faroe      20:45

Rep. Çeke-Moldavi        20:45

DEKLARATA PAS NDESHJES

Armand Duka, President i FSHF-së

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin. Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë, të gjithëve atyre që kanë mbështetur. Është e vështirë, por do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër”

Silvinjo, trajner i Shqipërisë

“Kur e morra drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, nuk e mendova një rrugëtim të vështirë. Ishte një Shqipëri shumë e bukur, me një skuadër shumë të mirë. Objektivi ynë ishte që të qëndronim në garë për tu kualifikuar, dhe ja arritëm. Puna na e bëri ëndrrën realitet, një ëndërr e madhe, që n atyrisht nëpërmjet punës që ka bërë e gjithë skuadra. Për mua, sot është një ditë e madhe për jetën time në futboll.